Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndiqni pasuritë, jo rrogat

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mustafa Nano: Dy arsye pse jemi me fat që negociatat shqiptaro-serbe u anuluan

Nga: Mustafa Nano

Publikimi i të dhënave financiare të shqiptarëve mua nuk m’u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse bëhet transparente diçka që duhej bërë transparente. Kjo lloj transparence, në Norvegji, garantohet prej kohësh. Secili norvegjez është i lejuar, ka mundësi të ketë akses te të dhënat financiare të secilit norvegjez tjetër, kushdo qoftë ky i fundit, që nga personaliteti më i rëndësishëm publik, e deri te njeriu më i thjeshtë.

Madje, deri para disa vitesh, çdo norvegjez mund të depërtonte, mund të futej në rrjetin ku ishin këto të dhëna edhe nga një adresë anonime. Ka disa vite që kjo nuk lejohet më. Secili që do të informohet mbi gjëra të tilla, ai duhet të japë emrin dhe mbiemrin e tij të saktë, dhe numrin e kartës së identitetit, dhe kjo nuk e kompromenton nevojën për transparencë që ka shoqëria norvegjeze. Çdo gazetar, çdo njeri tjetër, që do të informohet mbi të dhënat e kësaj natyre për çdo person, mund të futet, mjaft të vërë emrin e vet dhe numrin e ID.

Nga kjo transparencë, norvegjezët nuk i ka gjetur asgjë e keqe. Mendoj se dhe neve nuk na gjen asgjë e keqe, nëse kjo gjë bëhet me ligj, jo siç u bë, në mënyrë të papritur, befasisht dhe për qëllime që akoma janë për t’u zbuluar. Ajo që dua të theksoj sot është se nuk e kuptoj pretendimin e disa njerëzve, që thonë se po më preket rroga, po më zbulohet rroga, e cila është një gjë private, personale, intime. A thua se u janë zbuluar hallatet, a thua se u është publikuar ndonjë video, ku ato shfaqen duke bërë gjëra të çuditshme dhe ilegale. Unë nuk jam dakord absolutisht me këta njerëz.

Unë e di që kështu si u bë, kjo që u bë, publikimi i pagave të qindra mijë shqiptarëve, ka disa pasoja, sepse u bë kështu si u bë. Disa dëme janë të kuptueshme. Unë jam i informuar dhe nga bisedat që kam pasur me 2-3 biznesmenë, që në kompanitë private, sidomos tek ato që kanë pasur në harkun e shumë viteve politika dhe taktika të caktuara për të rekrutuar, promovuar apo shpërblyer punonjësit e tyre në mënyrë të diferencuar, mbi bazën e asaj që ata japin në punë, tashmë kjo ka dalë në shesh dhe te punëmarrësit mund të krijohen probleme dhe dëmtohen e kompromentohet harmonia e kompanësia sociale brenda kompanisë. Ky është një dëm real. Dëmi tjetër ka të bëjë me faktin që publikimi i të dhënave të tilla, kështu si u bë, u jep mundësi grupeve të vogla kriminale, që në fakt nuk janë të vogla, por janë grupe të mirëfillta kriminale, që të bëjnë një listë shumë të gjatë me emra që kanë paga stratosferike dhe t’i përdorin këto njerëz si target, si objektiva, si tabela qitjeje për t’i gjobitur në të ardhmen. Ky është një dëm gjithashtu shumë i qartë.

Mund të ketë edhe dëme të tjera, por unë jam i prirur të shoh anën pozitive, ndonëse dënoj mënyrën si u bë, motivacionet mbi bazën e të cilave u bë kjo gjë, sepse motivacionet janë të ndyra, janë të pista, por nëse do të adoptohej si një strategji nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar për ta garantuar këtë transparencë në stilin norvegjez, unë do të shihja të mira, sidomos në rrethana konkrete. Publikimi i të dhënave të tilla është një lloj skaneri fantastik, për të cilin shoqëria jonë edhe ka nevojë, sepse kemi mundësinë të shohim se çfarë ndodh në rropullitë e kësaj shoqërie, këtij kombi.

Ne e dimë se këtu ka korrupsion, kemi perceptimin tonë, bazohemi në vëzhgime personale, në investigime që bëhen nga media apo te hetimet që bëhen nga struktura të posaçme të hetimit që janë kushtetuese, por nga ky publikim ne kemi mundësinë të krijojmë një ide të saktë, precize, matematike mbi nivelin e korrupsionit. Madje unë do t’u sygjeroja strukturave të hetimit, deri dhe SPAK-ut që t’i bëjë një vëzhgim të imët publikimit në fjalë.

Sepse aty kanë mundësinë të zbulojnë korrupsione apo afera korruptive që nuk do kishin mundësi t’i zbulonin në rrethana të tjera. Rrogat e larta nuk janë në vetvete domosdoshmërisht një tregues korrupsioni sepse ka tërhequr shumë kjo gjë, nuk është se në diskutimin publik njerëzit janë ndalur te dëmet, jo, janë ndalur te ana spektakolare e gjësë, janë ndalur te rrogat e larta të disa njerëzve sidomos të disa gazetarëve dhe analistëve e moderatorëve televizivë. Ne jetojmë në një sistem ku çmimi i gjithëkujt varet nga kërkesa dhe oferta, nëse një kompani mediatike ka nevojë shumë për Muç Nacon, po e ilustroj po marr veten time, dhe unë e kuptoj që ajo kompani ka nevojë, ka nevojë për audiencën që unë mund t’i jap, për prestigjin, unë e kuptoj këtë nevojë, e pikas, dhe unë kam shansin të bëj ca negociata të rehatshme në fund të të cilave mund të arrij një rrogë të mirë.

Janë zemëruar disa pedagogë, i kam parë disa që e ngrenë zërin me të madhe ca janë këto paga të çmendura, ky është sistemi, edhe në sistemin universitar unë jam i sigurtë që nuk paguhen të gjithë njësoj. Disa paguhen më shumë disa më pak, mbi bazën e meritave, nëse paguhen të gjithë njësoj atëherë aty ka nevojë për një reformë sepse i bie që jetojnë në vitin 1990. Tani, për mua kjo ndodh kudo në Botë, diferenca me paga të tilla. Dhe problemi me gazetarët nuk është te pagat e larta, problemi me gazetarët është te rrogat e padeklaruara. Problemi është te pasuritë, Gjurmoni pasuritë dhe jo rrogat. Rroga është një gjë që ka kuptim në sistemin që kemi zgjedhur nuk jemi ende në regjimin e Enver Hoxhës, jemi në KAPITALIZËM, ku njerëzit paguhen dhe shpërblehen mbi bazën e meritës mbi bazën e talenteve që ata shprehin dhe manifestojnë dhe mbi bazën e produktit që japin dhe përkushtimit që manifestjnë në punë.

Tags: mustafa nanopasuriarrogat

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Yuri Kim: Në Shqipëri do zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan

“Vullneti i mirë na ndriçoftë gjatë vitit të ri!”, Yuri Kim flet shqip

Prostitucion në lokalin e vjehrrës, dy oficerë policie përfshihen në skandale

Prostitucion në lokalin e vjehrrës, dy oficerë policie përfshihen në skandale

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, raporton numër rekord rastesh të reja

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, raporton numër rekord rastesh të reja







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë
Showbizz

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

by mirseda
18:22 | 04/03/2026
0

Tensionet brenda shtëpisë së “BBV’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite. Gjatë ditës së sotme ‘e mërkurë’,...

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:11 | 04/03/2026
Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

17:17 | 04/03/2026
Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com