Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ndikimi rus në Ballkan përmes medias online

8 vjet ago
in Të Gjitha
Misteri rus në Shqipëri; Si Moska po ndikon në Ballkan përmes blerjes së mediave

Referuar artikullit të publikuar nga prestigjiozja “The Guardian” në tetor të këtij v viti ku ndër të tjera thuhet se: Gjatë 4 viteve të fundit ka një sërë raportimesh mbi përdorimin e rrjeteve sociale dhe hakerimet e grupeve të mbështetur nga Kremlini, për të desinformuar opinionin publik amerikan dhe gjatë vitit 2017 janë rritur tentativat e hakerimit edhe në Ballkan dhe në Shqipëri.

Edhe gjatë zgjedhjeve të fundit në Gjermani ku rezultoi deciziv vota e emigrantëve turko-gjerman në e-mailet e votuesve një ditë para zgjedhjeve u dërguan fletë-drafte ku kritikohej ashpër politikat e Be-së, USA dhe ato të Kancelares së hekurt gjermane dhe ngrihej në piedestal politikat represive të Koresë së Veriut dhe ato të Kremlinit. Gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit pati tentativa të shumta hakërimesh nga kompjuterë Domain serborus të cilët pezulluan punimet e faqes web  Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, çka ekspertët e konsiderojnë një tentativë tjetër e grupeve të interesit serbo-rus të ndikonin në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Këto tentativa për manipulimin e informacioneve të portaleve online janë të njohura në shumë vende të tjera por në Shqipëri mungesa e kontrollit të portaleve online e bën vendin tonë “mundësi të artë për hakërat rus dhe serb” për të vjedhur të dhëna personale dhe konfidenciale. Të dhënat e marra nga Facebook, Instagram, Google, twitter dokumentojnë se pas e-maileve të ardhur nga Domain Turk, Dagikistan dhe disa qindra mesazhe e e-maile të ardhura nga Kazani e Soci I Rusisë, qëndron dora e armatës së ushtrisë së hakerave rus që gjejnë mbështetjen e Kremlinit dhe jo vetëm.

Këto fakte dëshmojnë se kërcënimi kryesor që i kanoset sot demokracive të brishta por edhe atyre të konsoliduara janë pikërisht grupet e hakerave rus që vjedhin të dhëna të ndjeshme ndaj zyrtarëve të lartë, figurave të rëndësishme të mediave dhe me anë të shantazheve sigurojnë dhe realizojnë qëllimet e tyre. Në Shqipëri sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Facebook dhe google është rritur me 70% për qind përdorimi i rrjeteve sociale të cilat zënë rreth 40% të komunikimeve sidomos në grupmoshat që përfshin 12-46 vjeç.

Po sa të sakta janë informacionet që na vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale apo duke hulumtuar në faqet web online dhe portalet elektronike? Në Shqipëri sipas të dhënave zyrtarë të publikuara nga AKEP mbi domainët e licencuara, në Shqipëri ekzistojnë mbi 2975 portale online që publikojnë lajme, informacione nga Shqipëria dhe Rajoni. Një zë të veçantë zënë edhe lajmet e ardhura nga agjensi të ndryshme të lajmeve: si The Guardian, Sputnik, RusiaToday, Anadoly Agency, Tgcom, mediaset etj.

Mungesa e një legjislacioni që të kontrollojë dhe të bëjë të mundur verifikimin e domaneve dhe publikimeve në këto rrjete sociale do të shkaktojë dhe po shkakton një masim lajmesh të pavërtetuara që publiku jo shumë i informuar shqiptar i merr si të mirëqena.

Portalet online po përdoren nga shoqatat pro ruse dhe ato serbe për të manipuluar opinionin publik të lexuesve online, çka hedh dyshime mbi aktivitetin e tyre që duhet të ishin thjesht shoqata kulturore dhe miqësore. Rusia sipas të dhënave të publikuara nga “The Guardian” financon rreth 1 miliardë Euro për shoqatat e bashkatdhetarëve rus ku përfshihen evenimentet kulturore, thithja e talenteve të reja shqiptare, kosovare e maqedonase; investimi në kurse të gjuhës ruse falas që kanë si qëllim rritjen e ndikimit rusoserb në vendin tonë. Sipas shkrimit të prof. Shchubert në Shqipëri aktivitetet e OJF-ve pro ruse janë të pakontrolluara dhe këto gjoja shoqata jo-fitimprurëse marrin në vit rreth 1 milion Euro fonde, ku përfshihen ndihmat nga Moska nëpërmjet programit të Bashkatdhetarëve rus kudo që ndodhen si dhe financimet direkte të përfaqësive diplomatike.

Edhe në Shqipëri ashtu si në Kanada, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci ambasadat ruse përdorin fonde rreth 10 milion Euro në vit në formën e ndihmave për evenimente kulturore, përhapje të gjuhës si dhe përdorimin e portaleve online për përhapjen e lajmeve të fabrikuara nga agjencitë afër Moskës. Rasti më flagrant i kohëve të fundit që tronditi të gjithë botën: Ai i lojës virtuale e quajtur “Balena Blu”, që e ka origjinën e saj në Moskë, Rusi, ku kishte aktivitetin e saj që prej 7 vitesh dhe vetëm pasi shkaktoi mbi 33 viktima në botë u ndalua dhe vetëm njëri prej autorëve u arrestua. Shoqëria shqiptare sot përballet nga shumë raste lojërash-lajmesh, dokumentare që hidhen në rrjetet sociale, portale online të cilat si burim kanë agjenci lajmesh prestigjiozë por jo lajm e të siguruara nga gazetarët në terren.

Mjafton të hedhësh një sy portale online në Shqipëri dhe aty gjen një mori lajmesh që Sputnik apo Russia Today dhe Anadoly Agency publikojnë çdo ditë, lajme nga e gjithë bota të cilët zënë rreth 90% të lajmeve të këtyre portaleve ndërsa lajmet nga situata ekonomiko-sociale në Shqipëri zë 10% të lajmeve. Lajmi i fundit i fabrikuar nga portalet afër Kremlinit dhe ambasadës ruse në Tiranë ishte ai i botuar në lidhje me përqindjen e shtetasve shqiptarë që flasin gjuhën ruse ku thuhet se: Në Shqipëri ka mbi 30.000 persona që flasin rrjedhshëm gjuhën ruse” dhe duhet që të zyrtarizohet përdorimi i saj në shkollat shqiptare dhe se OJF ruse në Shqipëri e mbështesin këtë projekt.

Sipas MASH, nuk ekziston asnjë shifër zyrtare për shtetasit shqiptar që flasin gjuhët sllave apo ruse dhe se me ligjin e minorancave në Shqipëri vetëm 9 komuniteteve mund tu njihet përdorimi i gjuhës mëmë në shkolla, ku nuk përfshihet gjuha ruse.

Nga studiuesit e Universitetit të Milanos prof. Galluccio thekson faktin se portalet online përdoren fuqimisht nga grupe interesi të mbështetur nga diplomacia e Kremlinit të cilat përdorin fonde të errëta për financimin e këtyre portaleve dhe në veçanti administratorëve të tyre.

Gazetaria e mirëfilltë është shndërruar në një copy-paste dhe një zgjatje e dorës së diplomacisë apo mediave të fuqishme në botë e rajon. Sipas Prof.Galluccio i cili thekson se kostot për mbajtjen e një portal variojnë nga 1000 Euro në 100.000 Euro ndërsa transmetimi i lajmeve nga gazetarë që punojnë në terren kapin shifrat edhe më të mëdha.

Portalet online në Shqipëri vazhdojnë të publikojnë lajme, publicitete, njoftime, histori, opinione burimi i të cilave apo vërtetësia e tyre nuk dihet dhe lexuesi online e ka të vështirë ti kontrollojë por i merr si të mirëqena. Librat e shkruar dhe gazetat duket sikur e kanë humbur për momentin betejën me portalet online por shpresojmë që në vitet e ardhshme lavdia e librave dhe gazetave të shkruara ti bëjnë ballë portaleve me lajme false, të fabrikuara që kanë të vetmin qëllim disinformimin e publikut dhe jo për informimin në kohë reale të tij./Florion Metohu

Tags: BallkanhakerimiMediandikimionlinerus

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Koret raciste ndaj shqiptarëve, FIFA dhe UEFA qëndrime të ndryshme

Koret raciste ndaj shqiptarëve, FIFA dhe UEFA qëndrime të ndryshme

Xhaçka: ULP e Mjekësit do të prodhojë plumba për vendet e NATO-s

Xhaçka: ULP e Mjekësit do të prodhojë plumba për vendet e NATO-s

Arben Ndoka mbështet Lu-në, por jo për arrestimin e vetes: S’jam kriminel

Arben Ndoka mbështet Lu-në, por jo për arrestimin e vetes: S’jam kriminel







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

by mirseda
15:16 | 17/02/2026
0

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë...

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

14:46 | 17/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com