Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ndeshja me serbët/ Pa tifozë, por me masa të rrepta! Policia e Tiranës publikon masat

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Ndeshja me serbët/ Pa tifozë, por me masa të rrepta! Policia e Tiranës publikon masat

Policia e Tiranës njofton se ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana- Crvena Zvezda (Beogradit), e vlefshme për kualifikimin për pjesmarrje në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do zhvillohet nesër, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit) do të zhvillohet pa tifozëri, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi, policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre. Po kështu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

“Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të merren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

  • Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjës.
  • Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: “Air Albania”fshfTirana – Crvena Zvezda

TË LIDHURA

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Next Post
Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar, mbrojtja e tij e domosdoshme

Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar, mbrojtja e tij e domosdoshme

Rikthehet Kombëtarja, kuqezinjtë gati për Ligën e Kombeve

Rikthehet Kombëtarja, kuqezinjtë gati për Ligën e Kombeve

Pandemia në Shqipëri/ Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Pandemia në Shqipëri/ Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sulm në shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave
Bota

Sulm në shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave

by mirseda
15:07 | 15/04/2026
0

Disa pamje dramatike janë publikuar nga mediat për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë në...

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

15:00 | 15/04/2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

14:58 | 15/04/2026
Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…

Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…

14:41 | 15/04/2026
Shkrumbohet gjatë natës automjeti i 38-vjeçarit me të shkuar kriminale. Dyshimet e policisë

Shkrumbohet gjatë natës automjeti i 38-vjeçarit me të shkuar kriminale. Dyshimet e policisë

14:39 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com