pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomcasinopercasinopercasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinokulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të mërkurë, më 15 prill, vendimin që pranoi pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagave të tyre.

Gjykata Kushtetuese vendosi më 17 shkurt që paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet, por ia la si detyrë Kuvendit të bëjë ndryshimet ligjore.

Ndërsa sot ka publikuar argumentet e plota të marrjes së këtij vendimi i marrë me një dakordësi 7-1, ku i vetmi që ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve ka qenë Gent Ibrahimi.

“Gjykata vlerëson se i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, që të shmangë uljen e fshehur dhe ta përshtasë pagën e magjistratëve në raport të drejtë me rritjet e tjera dhe detyrën e funksionin, gjë e cila duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Kuvendi mund të zgjedhë të përshtasë formulën e re në mënyrë që të riparojë uljen e fshehtë ose duke iu referuar ndryshimit që pësoi kategoria e nëpunësve civilë në të cilët referonte formula e vjetër ose ndryshimit që pësoi paga e Presidentit, ose çdo zgjidhjeje tjetër të krahasueshme me ndryshimet e kategoritë e mësipërme dhe brenda limiteve të tyre, gjithnjë në respektim të garancive të nenit 138 të Kushtetutës, duke mbajtur në vëmendje edhe faktin që inflacioni dhe situata ekonomike kanë efekt të njëjtë mbi të gjitha kategoritë e punonjësve, pavarësisht detyrës dhe funksionit që kryejnë.”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Si nisi çështja?

Më 3 mars të vitit të kaluar, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara në vitin 2023 për pagat e magjistratëve. Sipas ligjit të ri, paga bazë e gjyqtarëve u përcaktua në masën 36% të pagës së Presidentit, që përkthehet në rreth 153 mijë lekë.

Më parë, paga referuese ishte ajo e drejtorit të departamentit në Kryeministri, në nivelin 132,100 lekë. Me ndryshimin e formulës, paga e gjyqtarëve u rrit me mbi 20 mijë lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm.

Megjithatë, gjyqtarët argumentuan se ndryshimi në praktikë përbënte ulje relative, pasi ndërkohë u rritën pagat në administratën publike dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri arriti në 231 mijë lekë. Sipas tyre, nëse do të ruhej referenca e mëparshme, paga do të ishte rreth 78 mijë lekë më e lartë.

Gjyqtarët kanë kërkuar rikthimin te formula e vjetër ose përcaktimin e pagës në masën 54.3% të pagës së Presidentit, me reflektim automatik të çdo rritjeje të përgjithshme.

Një ndryshim i tillë do të sillte rritje të ndjeshme të pagave, që sipas llogaritjeve të paraqitura nga kërkuesit, mund të variojnë nga rreth 1800 euro për magjistratët e shkallës së parë deri në mbi 3000 euro për gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së dhe prokurorët e SPAK-ut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përcakton drejtpërdrejt nivelin e ri të pagave, por detyron Kuvendin të rishikojë kuadrin ligjor.

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar më herët kërkesat për ndryshimin e formulës së pagave të magjistratëve duke përdorur terma si “marrëbabëzi”, “skandal” dhe “turp kombëtar”.

Rama është shprehur se gjyqtarët janë tashmë kategoria më e paguar në vend falë mbështetjes së mazhorancës për Reformën në Drejtësi, po tentojnë të uzurpojnë kompetencat e parlamentit dhe qeverisë për të “thyer piramidën shtetërore të pagave”.

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

Sulm në shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave

EMRAT/ Kanosën të riun dhe i kërkuan 30 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com