Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ndeshja me Italinë, policia jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ndeshja me Italinë, policia jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Policia e shtetit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do ta shohin nesër ndeshjen e Shqipërisë me Italinë në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës .

Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletë dhe letërnjoftim, ndërsa nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara.

NJOFTIMI: 

Objektivat e planit të masave për ndeshjen Shqipëri-Itali (Shkodër, 9.10.2017)

Policia e Shtetit ka hartuar një Plan Masash, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.

Këto masa synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.

Gjithashtu, mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në akset e qytetit të Shkodrës, Tiranë – Shkodër dhe kthim, eskortimin dhe sigurimin e Personaliteteve të Larta Shtetërore, të ekipit kombëtar të futbollit të Italisë dhe Shqipërisë, të stafit dhe tifozërisë përkatëse, marrjen e masave për sigurimin dhe mbikqyrjen e objekteve të përfaqësive diplomatike.

Masat antiterror:

Në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me synim studimin, analizimin e të dhënave dhe informacioneve nga specialistët në Drejtorinë e Antiterrorit, për të bërë të mundur evidentimin e individëve ose grupeve  ekstremiste të dhunshme dhe me tendenca të mprehta kriminale dhe terroriste, që mund të cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Për këtë, Policia e Shtetit, synon bashkëpunimin me SHISH, AISM dhe Gardën e Republikës, por dhe me Policitë e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Policia e Shtetit synon edhe monitorimin e faqeve në rrjetet sociale dhe burimet e hapura për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit.

Në vëmendjen e Policisë së Shtetit është dhe kontrolli kufitar. Në pikat e kalimit  kufitar  në  Morinë, Muriqan, Hani i Hotit,  Qafë Thanë dhe  Durrës, një specialist i Drejtorisë Antiterror do të vendoset për të verifikuar, intervistuar, dhe vlerësuar lejen ose të kalimit në territorin e RSH gjatë periudhës 6 deri 9 tetor 2017 të individëve me prirje radikalizmi ose ekstremizmi të vendosur në listë kontrolli “Njoftim në kufi”.

Tifozeria vendase dhe e huaj

Njoftohen tifozët dhe sportdashësit që kanë blerë bileta se portat për të hyrë në stadium do të hapen në orën 17:00 të datës 09.10.2017. Tifozët duhet të kenë me vete biletën edhe letërnjoftimin. Për të shmangur konfuzionin në portat e hyrjes për në stadium , Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen për në stadium.

Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara etj.

Gjithashtu do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do bëjë me dije oraret dhe rrugët që do kufizohen apo do bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe të masave të tjera të sigurisë.

Drejtoria e Policisē Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore do vendosë në akset rrugore Morinë – Shkodër e Tiranë – Shkodër, radarë për matjen e shpejtësisë dhe do përdorë dragerat për pijet alkoolike.

Nga shërbimet e policisë nuk do lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi “ILLYRIA ELITE”, të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më datë 24.03.2017.

Nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1200 tifozë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve për masat e shtuara, me qëllim shmangien e konfuzionit gjatë hyrjes për në stadium, mbarëvajtjen normale të aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Tags: Loro BoriçiMasatndeshjastadiumtifozet

TË LIDHURA

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
Next Post
Hamilton prek titullin, Ferrari ‘Game Over’

Hamilton prek titullin, Ferrari ‘Game Over’

Berisha denoncon ngjarjen: Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit!

Berisha denoncon ngjarjen: Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit!

Mafia pastron paratë, raportohen 850 raste të dyshimta

Mafia pastron paratë, raportohen 850 raste të dyshimta







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com