Ka ndërruar jetë nga koronavirusi historiani i njohur Llambo Filo, në moshën 78-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital prej dy javësh.
Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.
Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve.