Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndërron jetë gruaja që bëri historinë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ndërron jetë gruaja që bëri historinë

Madeleine Albright, gruaja e parë në krye të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, dhe mbështetëse e Kosovës, ndërron jetë në moshën 84-vjeçare.

Madeleine Korbel Albright, ishte gruaja e parë që mori postin e ministres së Jashtme të SHBA-së, pasi Bill Clinton u rizgjodh si president në vitin 1997. Profesorja e shkencave politike kishte bërë më parë emër si këshilltare për politikën e jashtme të kandidatëve të ndryshëm demokratë për president. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë Clinton e emëroi atë si ambasadore të SHBA-së në OKB në vitin 1993.

Bildergalerie Außenministerinnen der Welt | Madeleine Albright, USAPamje nga ceremonia e betimit si ministre e Jashtme

Emërimi i Albright, e cila përveç anglishtes dhe çekishtes, fliste edhe frëngjisht, rusisht, serbisht dhe polonisht, u prit kryesisht pozitivisht në Evropë, sepse ajo kishte një interes të veçantë për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Prioritetet e politikës së jashtme të Madeleine Albright ishin angazhimi ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme, marrëdhënie më të mira dypalëshe me Kinën dhe Rusinë dhe zgjerimi i NATO-s drejt lindjes. Ajo gjithashtu vazhdoi të mbajë një qëndrim të ashpër kundër Sadam Huseinit në Irak dhe kundër Slobodan Millosheviçit në Serbi.

Mbështetëse e Kosovës

Në vitin 1999 Albright mbështeti me forcë dhe këmbënguli për operacionin e NATO-s kundër Serbisë në konfliktin e Kosovës, edhe pa mandat të OKB-së, për t’i dhënë fund masakrës ndaj shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe ajo u takua edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer, i cili më vonë u bë mik i saj.

Pioniere për gratë në poste politike

Madeleine Albright ishte mbështetëse e grave. Thuhet se ajo thoshte se në ferr ka një vend për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera. Dhe pavarësisht dallimeve politike, Albright ishte mike me Condoleezza Rice, e cila më vonë u bë  ministre e Jashtme e SHBA-së.

Madeleine Albright gestorben

Po ashtu Albright mbështeti Hillary Clinton në fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Kandidatja demokrate do të jetë një presidente “e shquar” tha Albright gjatë fushatës.

Origjina çeke 

Albright u lind më 15 maj 1937 në kryeqytetin çek. Emri i saj i lindjes ishte Marie Jana Korbelova. Kur ajo ishte e vogël familja e saj, babai i saj diplomat, u zhvendos në Londër dhe jetoi atje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja ishte pushtimi i gjerman i Pragës. Pas luftës familja u kthye në Pragë, por emigroi përsëri për në SHBA pasi komunistët morën pushtetin. Albright mori nënshtetësinë amerikane në 1957.

Madeleine Albright vdiq në moshën 84-vjeçare. Me vdekjen e saj Shtetet e Bashkuara humbën një politikane dhe diplomate të rëndësishme./DW

Tags: kosoveMadeleine AlbrightNATOserbi

TË LIDHURA

“Po shkoj të takohem me udhëheqësit ushtarakë”, Trump i paralajmëron: Nuk dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë
Bota

“Po shkoj të takohem me udhëheqësit ushtarakë”, Trump i paralajmëron: Nuk dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

16:23 | 30/09/2025
Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për Gazën

14:44 | 30/09/2025
Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë
Bota

Shpërthejnë protestat në Madagascar! 22 të vrarë e 100 të plagosur, presidenti shpërndan qeverinë

14:41 | 30/09/2025
Next Post
Çfarë mund të presim nga samiti i NATO-s?

Çfarë mund të presim nga samiti i NATO-s?

“NATO do të diskutojë rivendosjen e mbrojtjes”

"NATO do të diskutojë rivendosjen e mbrojtjes"

Gjyshja e Kosovës

Gjyshja e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

U arrestua në Serbi, protestë masive në Prishtinë për policin kosovar
Kosovo

U arrestua në Serbi, protestë masive në Prishtinë për policin kosovar

by mirseda
16:53 | 30/09/2025
0

Në Prishtinë u protestua me kërkesën për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili po mbahet prej...

SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzohet për ndërtim ure për familjarët përmes tenderit

SPAK çon për gjykim kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzohet për ndërtim ure për familjarët përmes tenderit

16:27 | 30/09/2025
“Po shkoj të takohem me udhëheqësit ushtarakë”, Trump i paralajmëron: Nuk dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

“Po shkoj të takohem me udhëheqësit ushtarakë”, Trump i paralajmëron: Nuk dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

16:23 | 30/09/2025
Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

14:55 | 30/09/2025
Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

Beatrix Ramosaj prek ndjekësit me dedikimin emocional për babain e ndjerë: Në ëndrrat e mia, ai…

14:50 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com