Ndërron jetë nëna 30-vjeçare në Durrës, Diana Meçe, pak orë pasi ishte nxjerrë nga rrënojat në Thumanë.
Forcat speciale RENEA e shpëtuan të renë pasi kishte 14 orë nën rrënojat e një pallati 6-katësh. Kujtojmë se pak orë më parë ishte nxjerrë nga rrënojat e vdekur, vajza e saj e mitur 8-vjeçe.
Tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin ditën e sotme e ka çuar bilancin e viktimave në 22 persona. Ndërkohë vijojnë akoma misionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.