Shqiptari Ismail Rebeshi, i cili në vetëm 10 muaj ka ndërruar 3 burgje, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane, të cilët i kanë kushtuar një hapësirë, ku e cilësojnë si një person të rrezikshëm. Ndërsa, po mbahet nën survejim maksimal nga autoritetet vendase.
Bosi i Ndrangheta-s nga Viterbo, i arrestuar në muajin janar të këtij viti, si pjesëtar i një organizate kriminale të tipit mafioz, bashkë me 12 të burgosur të tjerë, u dërgua fillimisht në burgun e Mammagialla, nga ku u largua për t’u vendosur në burgun e Tolmezzos, ku ai kishte qenë i izoluar pothuajse për gjashtë muaj, dhe më pas u zhvendos në burgun e Cuneo në seksionin 41.
Seksioni 41, është i njohur për mbikëqyrje maksimale, pa komunikim me të burgosur të tjerë dhe me vetëm dy orë leje për ajrosje.
Ismail Rebeshi, kosiderohet si një nga bosët e bandës mafioze, i cili ishte i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar.