Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker është detyruar që të ndërpresë pushimet në Austri për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Raportohet se ai i është nënshtruar një operacioni në Luksemburg, pas problemeve serioze në tëmth. Kujtojmë se 64-vjeçari Juncker, do të largohet nga detyra kur mandati i tij të skadojë më 31 tetor.