Për shkak të punimeve në kabina, ku po instalohet rrjeti 20 kV, disa zona në Tiranë do të mbeten pas energji elektrike. Të hënën, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në kabinën ‘Selita 4’, ku si rrjedhojë do të mbetet pa energji rruga ‘Medar Shtylla’ pjesërisht.
Ndërkohë, ndërprerje do të ketë edhe në zonën e Farkës, më 11 dhe 12 shkurt.
“Në datat 11-12 shkurt, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, do të stakohet energjia elektrike në transfomatorin e fuqisë 110/10kV 20MVA në nënstacionin Farkë. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.
Pa energji do të mbeten: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.