Pas aksidentit që ndodhi një muaj më parë, mësohet se Duka i Edinburgut ka hequr dorë nga patenta, duke ua dorëzuar autoriteteve britanike. Veprimi i tij vjen pasi 97-vjeçari u përfshi në një aksident para një muaji, ku përplasi me fuoristradë një autoveturë tip Kia.
Pallati Mbretëror tashmë ka njoftuar se Duka i Edinburgut ka dorëzuar patentën e tij ditën e shtunë. Edhe policia konfirmoi se ka marrë patentën e Princit 97-vjeçar.
BBC raporton se ka mësuar që Duka i Edinburg të ketë pranuar se aksidenti i muajit të kaluar ndodhi për faj të tij.