Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndau burrin se rrahu anëtaren e KPK, Elizabeta Imeraj: Nuk më kanë treguar

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj deklaroi të mërkurën se kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ishte treguar ‘neglizhent’ ndaj saj dhe nuk i kishte treguar për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.

Në një bisedë telefonike me BIRN, Imeraj konfirmoi përmbajtjen e një faksimileje të publikuar fillimisht në publikimin online cna.al, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”.

Imeraj i tha BIRN se të dy palët – si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo – që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur “në mënyrë të papërgjegjshme” të fshehur këtë rrethanë. “Burri është treguar neglizhent dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem të kjo sepse është personale”, tha Imeraj.

Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi. “Është e papërgjegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit,” tha Imeraj. “Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi”, shtoi Imeraj.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ajo është shortuar për t’u rivlerësuar po në gusht të vitit 2018 si pjesë e listave prioritare për shkak se ishte prokurore e Krimeve të Rënda.

Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen. Ajo e përjashtoi mundësinë  që një rrethanë e tillë të ishte harruar, ndërsa nënvijëzojë se vetë do ta kishte mbajtur mend nëse do të ishte sulmuar fizikisht. Prokurorja shpjegoi se Bungo ishte përjashtuar tashmë prej çështjes së saj dhe se përjashtimi nga trupi gjykues dhe kërkesa për divorc kishin ndodhur thuajse në të njëjtën kohë.

E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses së KPK-së, kryetarja Genta Tafa Bungo nuk ishte e arritshme për koment të mërkurën. Ndërkohë, në faksimilen e publikuar online lexohet se Imeraj pretendon se konflikt midis komisioneres dhe bashkëshortit  ka ndikuar procesin e rivlerësimit ndaj saj. “Shumë detaje gjatë këtij procesi në mënyrë të çuditshme kam vënë re që lidhen vetëm me bashkëshortin tim”, thuhet në padinë ku kërkohet zgjidhja e martesës./Reporter.al

Tags: bashkëshortiBIRNElizabeta ImerajGenta Tafa Bungokonfliktkryetarja e KPK-së

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën

Alarm për bombë tek ambasada çeke, Policia e Tiranës rrethon zonën

“Martohu, je në fillimet e pleqërisë”/ Anxhela Peristeri ia kthen keq ndjekësit

“Martohu, je në fillimet e pleqërisë”/ Anxhela Peristeri ia kthen keq ndjekësit

Video/ 160 mijë € të fshehura në makinë, pranga 20-vjeçarit shqiptar në Holandë

Video/ 160 mijë € të fshehura në makinë, pranga 20-vjeçarit shqiptar në Holandë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com