Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ndarja e “tepsisë” së pushtetit pengon formimin e qeverisë së Kosovës

9 vjet ago
in Të Gjitha
Ndarja e “tepsisë” së pushtetit pengon formimin e qeverisë së Kosovës

Partitë politike po krijojnë vonesa të qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, thonë njohës të zhvillimeve politike.

Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Por, Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, thotë se aktualisht problemi dhe vonesa për formimin e Qeverisë qëndron pikërisht te partitë politike të cilat me çdo kusht, sipas tij, duan të jenë pjesë e pushtetit.

Ismajli: Pas certifikimit të rezultateve, më nuk ka asnjë pengesë ligjore për konstituimin e institucioneve dhe do të ishte e rrugës që Presidenti i vendit sa më shpejt ta thërras seancën konstituive dhe mos të thërras takime të tilla të panevojshëm, si ai i së hënës. Ai duhet të thërras seancën konstituive dhe t’ia jap rastin e parë koalicionit PAN për formimin e Qeverisë. Në rast se ky koalicioni nuk do t’i ketë votat, atëherë normalisht mundësia e dytë duhet i jepet Lëvizjes Vetëvendosje.

Me veprimet e tij, nënvizon Ismajli, një lloj vonese po krijon edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij, po vonon me procedimin për thirrjen e seancës së parë.

Ismajli: Një rol apo një anshmëri është duke pasur edhe Presidenti i vendit, i cili është duke krijuar një lloj vakuumi duke mos e thirrur mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe duke i dhënë mundësi koalicionit PAN të bëj presion ose edhe pazare me subjektet tjera politike për arritjen e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë. Do të thotë, nuk duhet të kemi një situatë të tillë ku një subjekt politik me çdo kusht tenton ta bëj Qeverinë.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi tha se nga ajo që vërehet, vonesat në krijimin e institucioneve, janë pasojë e mungesës së votave nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.

Krasniqi: Deri me tani, përkundër deklarimeve që ka pasur prej koalicionit PAN, po duket që nuk ka mundësi që ta formojë një shumicë parlamentare për ta bërë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pastaj dhe të Qeverisë. Koha prej 30 ditëve, sa është maksimumi që mund të pritet për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, po tentohet të shfrytëzohet për të arritur marrëveshje, qoftë me deputetë veç e veç, apo me subjekte politike që kanë garuar në zgjedhje, si pjesë e koalicioneve zgjedhore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj), se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa, raporton REL.

Por, Albert Krasniqi mendon se koalicioni PAN nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave. Sipas tij, tani janë paraqitur vështirësi në krijimin e koalicioneve pas zgjedhore.

Krasniqi: Kemi dyshime që numrat kanë mund të arrihen. Pra, nuk ka deputet që kalon në kuadër të koalicionit PAN. Përndryshe, nuk i kisha parë të nevojshme as këto takime të cilat po i thërret Presidenti.

Ndryshe, partitë e koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa kanë rikonfirmuar se nuk kanë lidhur asnjë marrëveshje, qoftë si parti politike apo si deputetë veç e veç, me ndonjë prej subjekteve politike që synon formimin e Qeverisë së ardhshme.

Krerët dhe përfaqësuesit e këtyre partive kanë zhvilluar të enjten një takim dhe më pas kanë demantuar se është arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN.

Tags: formiminkosovekuvendndarjaPartitë Politikepengonpushtetqeveri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Patozi paralajmëron Bashën: Jepi fund legjendës së bashkëpunimit me PS-në ose do mbash përgjegjësi

Patozi: Basha e shiti PD-në, janë bërë pagesa për listën e deputetëve

Tërmeti 6.7 ballë godet Turqinë dhe ishujt grekë, shkakton 2 të vdekur dhe 170 të plagosur

Tërmeti 6.7 ballë godet Turqinë dhe ishujt grekë, shkakton 2 të vdekur dhe 170 të plagosur

Shtypi i ditës, 21 korrik 2017

Shtypi i ditës, 21 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com