Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori, ‘gabimi’ i Policisë Kufitare

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori, ‘gabimi’ i Policisë Kufitare

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi këtë të mërkurë sesi nga një “gabim” i Policisë Kufitare, një qytetari i është ndaluar e drejta të dalë jashtë shtetit. Durim Muslia, nga Puka, është ankuar në “Fiks Fare” se Policia Kufitare ka falsifikuar dokumentet në emrin e tij, duke mos e lejuar për të dalë jashtë shtetit dhe duke favorizuar personin që ka bërë shkeljen. 

Ai tregon për “Fiks Fare” se, në dhjetor të vitit 2017 ka dashur të shkojë në Itali për pushime. Kur ka shkuar në pikën e kalimit kufitar, ai nuk është lejuar nga policia shqiptare të kalonte kufirin, pasi rezultonte se në vitin 2015 ishte deportuar nga Maqedonia me dokumente false.

Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, por kjo nuk e ka bindur policinë. Pas refuzimit, ai i është drejtuar Departamentit të Kufirit me shkresë zyrtare për të sqaruar këtë situatë. Ata i kanë thënë se nga verifikimi rezulton se ka qenë pikërisht ai, personi që është deportuar nga Maqedonia.

Por vet qytetari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Maqedoni, e madje për datat kur pretendohet se ai ka qenë në Maqedoni rezulton se ka qenë në punë, kjo e vërtetuar me plan shërbimi dhe me vërtetim nga puna. Gjithsesi ende nuk ka gjetur një zgjidhje, ndaj i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”.

Sipas përgjigjes që ka marrë qytetari, rezulton se historia ka nisur më 14 qershor të vitit 2015 në pikën kufitare të Tushemishtit, kur policia maqedonase ka njoftuar policinë shqiptare se ka kapur një shqiptar me pasaportë false dhe leje drejtimi mjeti false, në emër të qytetarit Gentjan Cakani.

Policia maqedonase ka intervistuar të ndaluarin, i cili ka deklaruar se quhet Durim Hysni Muslia, i lindur më 19 janar 1984 në Pukë dhe banues në Durrës. Policia shqiptare pretendon se ka verifikuar në sistemin “TIMS” dhe ka konkluduar se personi i ndaluar në Maqedoni kishte ngjashmëri me shtetasin Durim Gjin Muslia, i lindur më 20 mars 1987.

Disa ditë më vonë, më 25 qershor të vitit 2015, në orën 19:00 është deportuar shqiptari i ndaluar, i cili ka kryer dënimin me 8 ditë burgim në Maqedoni. Madje, ditën e deportimit, policia maqedonase ka sjellë dhe një fotokopje të fotografisë së personit të deportuar.

Ndërsa policia shqiptare ka verifikuar të dhënat në sistemin “TIMS” dhe ka intervistuar të deportuarin. Nga verifikimet, sipas policisë ka rezultuar se personi i deportuar është Durim Gjin Muslia, pra personi që është ankuar në “Fiks Fare”, dhe jo Durim Hysni Muslia, siç e kishte identifikuar pala maqedonase.

Prandaj, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ka deklaruar se nuk mund të procedojë më tutje për të ndrequr këtë gabim.

Pas kësaj përgjigjeje nga policia, “Fiks Fare” nisi verifikimin në çdo institucion për të vërtetuar nëse Durim Musliaj, që ankohet, është i njëjti person që është deportuar, siç pretendon policia shqiptare, apo është një tjetër person.

Fillimisht, qytetari dhe “Fiksi” shkuan në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në Korçë. Drejtoria e Policisë së Korçës i thotë qytetarit se nuk mund t’ia zgjidhin çështjen, pasi duhet t’i drejtohet gjykatës. Qytetari shkon edhe në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, por i thonë se nuk mund të bëjnë asgjë, pavarësisht se ai jep edhe shenjat e gishtave për të vërtetuar se nuk ka qenë ai që është deportuar nga Maqedonia.

Me që policia shqiptare është e bindur se qytetari që ankohet është ai që është deportuar, “Fiks Fare” shkoi edhe në Maqedoni. Bashkë me qytetarin, “Fiksi” kaloi në pikën kufitare të Tushemishtit, ndërkohë që policia nuk e ndalon, pavarësisht se ka një urdhër refuzimi.

Më pas, “Fiksi” shkoi në Ohër dhe takoi drejtorin e Burgut në këtë qytet, Haxhi Rizvani. Ai shikon dosjen e personit Durim Muslia, që është dënuar në Maqedoni, dhe vërteton se nuk është i njëjti person që ka probleme me policinë shqiptare.

Duke qenë se këtë dosje nuk mund ta japë pa leje nga gjykata, bashkë me drejtorin, “Fiksi” shkoi te qytetari. Gjatë prezantimit, gazetari i “Fiksit” e pyeti drejtorin nëse ishte apo jo ky person, ai që ka vuajtur dënimin, por drejtori i Burgut deklaroi se nuk është i njëjti person.

“Fiks Fare” arriti të sigurojë një foto të personit të dënuar në Maqedoni. Pas fotos u bënë verifikime edhe në Gjendjen Civile, ku rezulton se në Shqipëri nuk ekziston vetëm Durim Gjin Muslia, por edhe Durim Hysni Muslija. Pra ndryshojnë atësia, datëlindja dhe mbiemri me një shkronjë, e duke ballafaquar foton që disponon burgu maqedonas me sistemin “TIMS” në Shqipëri, rezulton se personi i deportuar është Durim Hysni Muslija dhe jo Durim Gjin Muslia.

Për këtë arsye, në kthim nga Maqedonia, gazetarët e “Fiksit” biseduan edhe me oficerin e policisë shqiptare. Ky i fundit deklaroi se problemi mund të zgjidhet vetëm kur të gjendet personi, i cili ka dhënë të dhënat e personit që ankohet në “Fiks Fare”. Mbi këtë rast, “Fiks Fare” pyeti edhe Ministrinë e Brendshme, por nuk mori një përgjigje prej saj sesi ka ndodhur ky “gabim”, e nëse ka qenë me dashje, apo nga ndonjë ngatërresë e punonjësit të policisë.

Tags: fajtorigabimii lirei pafajshmikufitareLihetndalohetpolicisë

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Vuçiç trondit serbët: Kosova është e “pavarur”

Vuçiç trondit serbët: Kosova është e “pavarur”

“Barcelona dhe Manchester United ta harrojnë Griezmann”

“Barcelona dhe Manchester United ta harrojnë Griezmann”

Këngëtarja shqiptare në dasmë me Rita Orën: Na e bënë gogol

Këngëtarja shqiptare në dasmë me Rita Orën: Na e bënë gogol







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com