Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndajeni mendjen: Detin po jua merr Rama, apo Greqia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndajeni mendjen: Detin po jua merr Rama, apo Greqia

Nga: Alfred Peza

Nëse do duhet të zgjedhim se cili është debati më qesharak i viteve të fundit, i nxitur nga opozita e rrugës kundër mazhorancës, padyshim që flamuri i takon këtij të fundit për 12 miljet detare që Greqia do ia rrëmbeka Shqipërisë. Po shyqyr thoni që kemi Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që na mbron gjithmonë për këto punë, se kushedi se çdo ndodhte tjetër e do na merte jo vetëm deti, por edhe lumi pastaj e kushedi ku do na çonte!

Të gjitha debatet me temë nacionalizmin, janë sporti më popullor në Ballkanin ku gjithkush ngryset hero dhe gdhihet tradhtar, por kjo e fundit i tejkalon ato padyshim. Jo vetëm thjeshtë për shkakun se na bën të kuptojmë sesa e vërtetë është shprehja se nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Por, edhe sesa të dëshpëruar janë për të bërë si vetja, këdo që i del përpara, vetëm e vetëm se në këto punët e tradhtive të vërteta kombëtare duan shokë!

Për këtë mjafton që të sjell në mënyrë telegrafike, tri qëndrime të opozitarëve tanë, për të kuptuar anën tragjikomike të kësaj loje fake.

I pari, është një ish ministër i Partisë Demokratike, i cili thotë se Edi Rama na i ka shitur gjithmonë interesat kombëtare, përfshirë edhe këtë të fundit për 12 miljet detare me Greqinë. Por…, shton ai, në stilin e papërsëritshëm spekullimor: “Mitsotakis, është një kryeministër me mentalitet europian, perëndimor dhe bashkëpunes”!

Opozitarë të dashur! Ndajeni mendjen tani: Ose detin ua ka marë Edi Rama, ose ua ka marë Greqia! Alternativë të tretë nuk ka. Sepse nëse ua paska dhënë Kryeministri i Shqipërisë, e ai na qënkërka “tradhtar”, si mundet që të jetë në të njëjtën kohë kaq i kulluar për ju, Kryeministri i Greqisë që na i paska marë padrejtësisht këto 12 milje?!

Por mund të ketë një shpjegim të thjeshtë kjo idiotësi: Mitsotakis mund të jetë vërtetë ashtu siç thotë Partia Demokratike. Sepse Edi Rama as u ka dhënë, as u ka shitur dhe as nuk ka ndërmend ti japi asnjë centimetër tokë apo det, Greqisë apo ndonjë fqinji tjetër! Për rrjedhojë, e gjitha çfarë është thënë prej tyre edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, është thjeshtë pjesë e një loje të pisët politike opozitare.

E dyta, kur qenka bërë një gjëmë kaq e madhe nga shefi i mazhorancës, po si ka mundësi që i vetmi që nuk e ka thënë ende asnjë fjalë në të gjithë këtë histeri virtuale të radhës, është shefi i opozitës shqiptare?! Pse hesht Lulzim Basha? Apo keni harruar, që ai ka firmosur në emër të Shqipërisë me Bakojanis, një marrëveshje për detin në vitin 2009, në kohën e Kryeministrave Berisha-Karamanlis.

Atë marrëveshje të cilën, nëse e keni harruar sërisht PS e udhëhequr nga Edi Rama, e denononcoi në Gjykatën Kushtetuese dhe u rrëzua si antikushtetuese. Athina përfitone në të, plot 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Me firmën, miratimin dhe fushatën e paprecedentë mediatike të këtyre opozitarëve, që sot po bëjnë patriotin që po u digjet barku për detin.

Dhe spekullimi i tretë opozitar, për këtë çështje fake, është ai kur thuhet se Presidenti i Republikës është kundër qeverisë për zgjerimin e Greqisë, sepse ai do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009. “O tempora, o mores!” Kur PS e rrëzoi, Ilir Meta ishte Nr. 2 i qeverisë së Sali Berishës, që e mbronte atë. Ndaj, nuk mund të jesh sot kundër qeverisë së PS për këtë çështje, nëse je pro vendimit të Gjykatës Kushetetuese.

Lajmi i vetëm këtu, ishte se më në fund, pas 11 vjetësh edhe Ilir Meta paska ardhur tek qëndrimet e Partisë Socialiste. Ndaj ndajeni mëndjen se çfarë po thoni. Sepse Edi Rama edhe dje edhe sot, është kundër marrëveshjes së 2009. Ndërsa Ilir Meta, dje ishte pro, ndërsa vetëm sot tha që është kundër.

Për të gjithë ata që duan të kuptojnë çfarë po ndodh në këtë çmenduri virtuale opozitare, mjafton të dijnë se Shqipëria, as do i japë, e as do i mari asnjë pëllëmbë ujë Greqisë. Pasi të dyja shtetet, marin vetëm atë që u takon për këtë çështje, sipas konventës ndërkombëtare të detit të vitit 1982.

Ndaj, bëhuni gati pasi të mbueshen tri ditë spekulimesh, që të dëgjoni furtunën e radhës, në gotën opozitare të radhës!

Tags: Alfred PezaDetiGreqiarama

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Shorti i Superiores: Java e parë “zjarr”, starton me supersfidën Tirana-Kukësi

Shorti i Superiores: Java e parë “zjarr”, starton me supersfidën Tirana-Kukësi

Një stuhi që nuk mbërrin në brigjet tona

Një stuhi që nuk mbërrin në brigjet tona

Emri/ Bënte ‘kërdinë’ në Korçë duke vjedhur shtëpi e dyqane, pranga 33-vjeçarit

Emri/ Bënte ‘kërdinë’ në Korçë duke vjedhur shtëpi e dyqane, pranga 33-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com