E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare

Mjeku Gjergji Cepa, i cili është edhe një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, është ndarë nga jeta sot në moshën 81-vjeçare.

Cepa ka lindur në vitin 1939 në qytetin e Korçës. Studimet e larta i kreu në vitet 1957 deri në vitin 1963 në Universitetin e Leipzifut në Gjermani për okulistikë.

Më pas nga viti 1963, deri në vitin 1965, ai ka vijuar specializimin në Tiranë dhe më pas është  emëruar në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës,  detyrë që e ka ushtruar deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.

Si një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë për okulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderua me dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë.

Prof.Dr Gjergji Cepa është autor edhe i atlasit angjiografik të syrit.

Nga viti 1992 deri në vitin 2003 ka qenë bashkëkryetar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare dhe nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i saj.

Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai ushtroi me pasion e dashuri profesionin e tij si mjek okulist në shërbim të qytetarëve.

Lexo edhe :   Ozon-Terapia, si aplikohet në trajtimin e hernies diskale
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...

Dorëheqja e Ruçit/ Zheji: E largoi Rama

Analisti i njohur, Artur Zheji deklaroi se kryeministri Edi Rama e largoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, për të patur një...

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e...