Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

NATO: Do zgjerojmë kapacitetet e armëve bërthamore

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
NATO: Do zgjerojmë kapacitetet e armëve bërthamore

A është Rusia, siç pohon SHBA-ja, kundër një marrëveshje të rëndësishme për çarmatimin? Dhe nëse po, a duhet NATO-ja të reagojë ndaj saj? Për këtë çështje po diskutohet prej disa vitesh pas dyersh të mbyllura.

Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutscher Zeitung” dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opsione.

Sipas njoftimeve të medias fjala është për shembull për mundësinë e zgjerimit të armëve bërthamore të NATO-s. Përveç kësaj, ka rekomandime për të instaluar më shumë sisteme paralajmëruese, për të forcuar mbrojtjen e nëndetëseve dhe për të vendosur më shumë bombardues amerikanë të tipit B-2 dhe B-52 në Evropë.

Po ashtu fjala është edhe për të rritur gatishmërinë operacionale të stafetave ajrore në Evropë, që janë në gjendje të hedhin bomba bërthamore. Përveç kësaj, autorët japin edhe rekomandime se si mund të sillet Rusia në tryezën e negociatave.

NATO seriozisht e shqetësuar

Një zëdhënës i NATO-s nuk donte as ta pohonte lajmin për një raport të tillë dhe se kush mund ta kishte përgatitur atë. Ai vetëm se tha se NATO është seriozisht e shqetësuar dhe se brenda saj po zhvillohen bisedime se si mund të respektohet marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe se cilat mund të jenë pasojat e mosrepektimit të saj.

Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë u ndalon palëve kontraktuese, ndër të tjera, ndërtimin dhe posedimin e raketave të armatosura me kokë bërthamore që kanë një rreze prej  500 deri në 5500 kilometra. Akuzat se Rusia nuk po e respekton marrëveshjen e vitit 1987 janë tashmë në qarkullim prej disa vjetësh dhe vijnë nga SHBA-ja. Ende nuk dihet nëse qëndrimi amerikan përkrahet nga të gjithë 28 partnerët e tjerë të Aleancës.

Zëdhënësi i NATO-s tha se në lidhje me këtë çështje “nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut”. Reagimi i Aleancës ndaj shkeljeve të mundshme të marrëveshjes do të kërkonte një vendim konsensual të organit më të lartë të NATO-s.

Rusia, gjithashtu, akuzon SHBA për shkeljen e Traktatit mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Të dyja këto vende që janë fuqi bërthamore po modernizojnë aktualisht arsenalin e tyre të armëve bërthamore.

Tags: armet berthamoreevropakapacitetetNATOSHBAzgjerojme

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Next Post
Kërcënimi i Brexit ndaj unitetit evropian afatgjatë

Kërcënimi i Brexit ndaj unitetit evropian afatgjatë

Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Basha: Projekti i Ramës; PS+drogë+kriminelë+korrupsion

Vuçiç: Me Kosovën bisedojmë vetëm përmes BE-së

Vuçiç: Me Kosovën bisedojmë vetëm përmes BE-së







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com