Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

NATO takim të pazakontë pas ekzekutimit të Soleimanit/ Çfarë vendimi u mor

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
NATO takim të pazakontë pas ekzekutimit të Soleimanit/ Çfarë vendimi u mor

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje ndaj SHBA në Lindjen e Mesme, tha Sekretari i saj i Përgjithshëm Jens Stoltenberg të hënën, pas informimit që iu bë atyre mbi sulmin me dron të së premtes, i cili çoi në vrasjen e komandantit të forcave elitë iraniane, Qasem Soleimani.

Duke folur pas një takimi të pazakontë të NATO-s për Iranin dhe Irakun, në të cilin Shtetet e Bashkuara informuan aleatët, Stoltenberg bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke u bërë jehonë deklaratave të disa udhëheqësve evropianë.

“Ne jemi të bashkuar në dënimin që i bëjmë mbështetjes së Iranit për një shumëllojshmëri grupesh terroriste”, tha zoti Stoltenberg.

“Në takimin e sotëm, aleatët bënë thirrje për përmbajtje dhe ç’tensionim. Një konflikt i ri nuk do të ishte në interes të askujt. Prandaj Irani duhet të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme”, tha ai.

Megjithë zemërimin vitin e kaluar midis disa aleatëve evropianë të NATO-s ndaj strategjisë amerikane në Lindjen e Mesme nën Presidentin Donald Trump, dy diplomatë të pranishëm konfirmuan se takimi dy-orësh në selinë e NATO-s u zhvillua pa probleme, sipas agjencisë së lajmeve Reuter.

Ata thanë se asnjë ambasador nuk i sfidoi zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, të cilët informuan me videokonferencë mbi operacionin me dron.

Në takim nuk pati diskutime apo kritika rreth listës me objektiva të Presidentit Trump, që përfshijnë edhe objekte kulturore, nëse Irani hakmerret me sulme ndaj amerikanëve ose pronave të SHBA, thanë diplomatët.

Takimi u përqendrua kryesisht te vendimi i NATO-s për të pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak, pas një rezolute të parlamentit irakian, që bënte thirrje për largimin e trupave të huaja.

Ndërsa ekzistonte shqetësimi se vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të Iranit mund të shkaktojë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, Franca, Gjermania dhe të vende të tjera thanë se dëshirojnë që misioni në Irak të vazhdojë, shkruan “Voa”.

“Do të dërgohej sinjali i gabuar nëse tërhiqemi”, tha një diplomat i NATO-s.

Misioni i NATO-s për Irakun, i përbërë nga disa qindra trajnues, këshilltarë dhe staf mbështetës si nga vende anëtare ashtu edhe jo-anëtare, partnere të aleancës, përfshin personel ushtarak dhe civil.

Tags: irakNATOsoleimanivendim

TË LIDHURA

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

16:36 | 24/11/2025
Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Next Post
Zonat në Tiranë që kanë mbetur pa energji elektrike

Zonat në Tiranë që kanë mbetur pa energji elektrike

“E dua si partner”, Rudina Dembacaj bën publike lidhjen me Mark Frrokun

“E dua si partner”, Rudina Dembacaj bën publike lidhjen me Mark Frrokun

Eliminimi i gjeneralit, Irani ‘pretekst’ për zhvillimin e programit bërthamor

Eliminimi i gjeneralit, Irani 'pretekst' për zhvillimin e programit bërthamor







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Zbulohen 300 kilogramë eksploziv në doganën e Kosovës, ishin fshehur në bagazhin e furgonit
Kosovo

Zbulohen 300 kilogramë eksploziv në doganën e Kosovës, ishin fshehur në bagazhin e furgonit

by mirseda
17:28 | 24/11/2025
0

300 kilogramë eksploziv janë zbuluar në pikën kufitare të Zvërnicës. Gjatë kontrollit fizik në një furgon në...

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

16:59 | 24/11/2025
Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

16:36 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com