pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobettipobetbetasusdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Linda S.Heard “Gulf News”

Gjatë një interviste dhënë për revistën e mirënjohur “The Economist” presidenti i Francës Emanuel Makron akuzoi Shtëpinë e Bardhë. Me arsyetimin se i ka shkaktuar “një vdekje celebrale” Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO). Gjithashtu, ai akuzoi Uashingtonin “se i ka kthyer shpinës Evropës”. Duke përmendur tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore. Për t’i hapur rrugën një inkursioni ushtarak turk, pa u konsultuar me aleatët.

Evropa është “buzë greminës” tha ai, dhe duhet të ketë një strategji të qartë për t’u bërë një forcë gjeopolitike me rëndësi. Ose “nuk do të kemi më nën kontroll fatin tonë”. Kur u pyetën nëse Neni 5 i mbrojtjes së përbashkët mund të zbatohet ende, ai tha se nuk e di këtë. Teksa bëri paralajmërimin ogurzi: Ç’domethënie do të ketë nesër ky nen?”

Këndvështrimi i tij, e përshkruar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si “drastik”, i kapi në befasi vendet anëtare. Si dhe shkaktoi shumë kundërshtime. Gjithsesi, Makron, që ka shqetësime reale në lidhje me mbrojtjen e Evropës, ka të drejtë. Dhe mbetet të pyetet nëse kritikat nga homologët e tij evropianë, mes tyre Merkel, janë pasqyrim i ndjenjave të tyre të vërteta. Apo kritikat u bënë vetëm që të shmangin zemërimin e administratës Trump, që mund të përkthehej në ndonjë lloj ndëshkimi?

Nëse udhëheqësit evropianë duan të kenë këtë qasje, ata nuk e kanë studiuar fare karakterin e njeriut që drejton sot Zyrën Ovale. Një person që admiron të fortët, dhe që “kalëron” mbi të dobëtit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e bombardoi me fyerje presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që kohët e fundit e hodhi letrën e Trumpit në koshin e plehrave; është duke flirtuar aktualisht me presidentin rus Vladimir Putin. Dhe nuk e vret aspak mendjen se me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes S-400, po shkel rregullat e NATO-s. Dhe kjo edhe përballë kërcënimeve të SHBA-së.

E megjithatë, ata bashkë me Putinin, janë ndër udhëheqësit që duket se admirohen më shumë nga presidenti. Nga ana tjetër, raportet Trump-Merkel kanë mbetur të ftohta. Ndërsa takimet vizualisht të ngrohta mes tij dhe Makron, nuk janë përkthyer në raporte vërtetë të mira bashkëpunuese.

Në fakt, Trump ka qenë i revoltuar me padobinë e NATO-s për politikat e tij të “Amerika e Para”. Nganjëherë, ai i ka trajtuar krerët e shteteve anëtare si fëmijë që meritojnë të kritikohen publikisht. Për dështimin e përmbushjes së detyrimeve financiare të vendeve të tyre në aleancë, sikurse e përcakton Traktati.

Për më tepër, sipas burimeve të gazetës “The New York Times”, Trump ngriti privatisht vitin e kaluar, mundësinë e largimit të vendit të tij nga NATO. Që u themelua nga kombet perëndimore në vitin 1949 për të penguar agresionin Sovjetik. Ai vendosi ndërkohë në pikëpyetje të madhe Nenin 5, i evokuar vetëm një herë në historinë e aleancës. Duke hedhur dyshime nëse SHBA-ja do t’i përmbahej atij, nëse një vend i vogël anëtar, si përshembull Mali i Zi, do të sulmohej.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmusen i cilësoi “të rrezikshme” akuzat e  Trump ndaj aleancës. Dhe që sipas tij synojnë ta “dobësojnë politikisht” atë. Ai theksoi se komentet e tij zhgënjyese, e nxisin Putinin të testojë unitetin e NATO-s.

Këtë po e bën edhe anëtarja e NATO-s Turqia, dhe jo vetëm për shkak të lidhjeve të saj të ngrohta me Rusinë. Qëllimi i të cilës është ta shohë NATO-n të përçarë. Mercenarët sirianë të financuar nga Turqia, po hyjnë në territorin sirian. Për të spastruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të dominuara nga kurdët, nga e ashtuquajtura “zonë e sigurisë”. Dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer shefave të NATO-s.

Por sërish kritikat e NATO-s janë të moderuara. Kjo pasi Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda bllokut dhe në bazat e saj ndodhen avionët e NATO-s. Si dhe armët bërthamore të SHBA-së. Përveç kësaj, Ankaraja mbrohet nga Trump në këtë aspekt.

Presidenti Erdogan, ndihet mjaftueshëm i fuqishëm për t’u mbyllur gojën fuqive evropiane. Përmes kërcënimeve për lejimin e miliona refugjatëve të mbërrijnë në brigjet evropiane. Presidenti turk zotohet tashmë të riatdhesojë në vendet e tyre terroristët e ISIS të arrestuar në Siri. Një plan që e mbështet edhe Trump.

Me “mama” Merkelin që do të largohet nga detyra me mbarimin e mandatit në vitin 2021; Makron po pozicionohet si mbrojtësi i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Ai ka kohë që po ushtron presion për një “Ushtri të vërtetë Evropiane”. Që do të jetë e aftë të mbrojë Evropën nga Rusia dhe SHBA-ja.

Një apel që shkaktoi zemërim në Shtëpinë e Bardhë, dhe një reagim të zbehtë nga homologët e tij të BE. Trump është shumë larg nga të qenit eurofil. Në fakt, ai ka qenë një mbështetës i qëndrueshëm i Brexit. Dhe e ka kritikuar marrëveshjen e minutës së fundit që arriti Boris Xhonson me Brukselin.

Trump shprehu preferencën e tij të hapur, për skenarin e ‘daljes pa marrëveshje’ të Najxhëll Fareixh. Ai e tregoi më së miri qasjen e vet, kur vendosi tarifa mbi 7.5 miliardë dollarë mallra evropiane. Të cilat hynë në fuqi muajin e kaluar. Megjithatë, ndryshe nga Makron që është i zëshëm në qëndrimet e tij, krerët e tjerë evropianë po adoptojnë një qasje më të butë.

Ata kanë zgjedhur më gjasë të durojnë deri në zgjedhjet e reja presidenciale amerikane; që do të mbahen më 3 nëntor të vitit të ardhshëm. Duke pasur parasysh që aleanca transatlantike, ka qenë një histori suksesi për 70 vjet me radhë. Qëndrimi i tyre i kujdesshëm është ndoshta një veprim i mençur. Sidoqoftë, në rastin e administrate Trump II, gjithçka mund të ndodhë./ TIRANA TODAY

Tags: NATOpaprecedentëpërballetsfide

TË LIDHURA

Bota

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026
Bota

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Bota

SHBA sulmon me raketa Iranin, goditet zona pranë portit strategjik Bandar Abbas

21:17 | 16/07/2026
Next Post

Kampioni i boksit në Shqipëri shpërthen në lot: S’kam para as për ushqimet

Ndarja nga jeta e gazetares, arrestohet biznesmeni i njohur

Rasti i Alvin Berishës/ I ati i 11-vjeçarit merr vendimin e papritur (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com