Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

NATO-ja do të zhvillojë stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor.

Forca paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, (KFOR) bënë të ditur se më datën 27 shtator do të zhvillohen stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë” në një zonë të ushtrimeve të kampit ‘Novo Sellë’, në komunën e Vushtrisë, qytezë kjo që ndodhet afër Mitrovicës. Në një njoftim për medie, KFOR-i tha se në stërvitje do të përfshihet edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX. “Stërvitja do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX-it”.

Stërvitja e KFOR-it, është pjesë e planeve të publikuara në fillim të këtij muaji nga trupat e KFOR-it, ku u njoftua, se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor “do të zhvillojnë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij rezerve”,  dhe kjo automatikisht do të çojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave të NATO-os në terren. Këto stërvitje që po përfshijnë edhe njësitë rezervë të NATO-s, do të zhvillohen vetëm një muaj para afatit të vendosur nga qeveria e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa të qyteteve të Serbisë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë për serbët e veriut të Kosovës.

“Vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar”

Sipas krerëve të forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, por e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezerve dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. NATO në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR, aktualisht ka rreth 3,700 trupa në Kosovë.

Shtim i kontigjentit britanik

Dhjetë ditë më parë ndërkaq, në Kosovë arriti një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar për t’u përfshirë në stërvitjet që synojnë ruajtjen e “shkallës së lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Më 31 korrik kur qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje midis policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë. Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor. /DW

Tags: kosoveNATOstervitje

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

“Do marrin fjalën sa herë të duan”, deputetët i bien tavolinës pasi nuk lejohen të flasin

Korreshi ironizon Felajn: Na keni vjedhur dhe rregulloren, s’po e gjejmë t’ju kundërshtojmë

Moderatori i njohur largohet nga "Top Channel"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com