Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

NATO dhe Rusia po përgatiten për luftë, bregdeti norvegjez ‘vija e kuqe’

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
NATO dhe Rusia po përgatiten për luftë, bregdeti norvegjez ‘vija e kuqe’

Deri në 35,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në të gjithë Norvegjinë këtë vit më e madhja stërvitje që vendi ka parë që nga Lufta e Ftohtë.
Sipas mediave të huaja, kombi skandinav, i cili ndan kufirin e Arktikut me Rusinë, do të presë trupa nga 30 vende gjatë Trident Junction, i planifikuar për tetor dhe nëntor.
Më shumë se 120 avionë, 70 anije dhe 10,000 automjete do të marrin pjesë në ushtrimet stërvitore, të cilat vijnë mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit.
Operacionet do të zhvillohen në zonat përreth Atlantikut të Veriut dhe Detit Baltik, duke përfshirë Islandën, dhe hapësirën ajrore të Finlandës dhe Suedisë.
Forcat detare, ajrore, speciale dhe forcat amfibe do të marrin pjesë në atë që është një nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit. Sipas mediave, “lojërat e luftës” të kësaj shkalle nuk janë parë në dekada, shkruan telegrafi.
Po sipas mediave, frika e konfliktit është “rinovuar” pasi Rusia paralajmëroi Perëndimin se po i afrohet një “vije të kuqe” pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Siri.
Zëdhënësi i Trident Juncture, Frank Sølvsberg tha se stërvitjet janë tri herë më të mëdha se çdo gjë që është kryer më parë në Norvegji.
Ai tha: “Është një mundësi e mrekullueshme e trajnimit për të gjitha palët e përfshira. Mendoj se gjithashtu u dërgon një mesazh të qartë të tjerëve që do të kërcënojnë aleancën”.
Solvsberg shtoi se stërvitja do të sigurojë “mbrojtje totale” të rajonit.
Siç shkruajnë mediat, forcat amerikane dhe britanike janë në gatishmëri në rajonin Baltik mes kërcënimit të perceptuar nga Rusia.
Siria është bërë një pikë alarmi midis Perëndimit dhe Rusisë pas sulmit të Presidentit të SHBA Donald Trump mbi “aleatin” e Putinit, Bashar al-Assad.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar ditë më parë sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, shkruan ina.
Siç edhe është raportuar më herët, sulmet ishin në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur në qytetin sirian, Duma.
Ndërkohë, pas fillimit të sulmeve kishin ardhur edhe reagime të ndryshme. Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.
Ndërkohë televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj realizuan deri në 120 sulme ajrore në Siri në një ‘të shtënë të një kohë’ që Pentagoni tha se ndodhi pas provave bindëse se presidenti sirian Bashar al-Assad ishte përgjegjës për një sulm të armëve kimike duke përdorur të paktën gazin e klorit.

Tags: bregdetilufteNATOnorvegjez!përgatitenrusiavija e kuqe

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Skandal me Vetingun në Polici/Xhafaj sorollat policët për deklarimin e pagave

Skandal me Vetingun në Polici/Xhafaj sorollat policët për deklarimin e pagave

Financial Times: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është plot pengesa

Financial Times: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është plot pengesa

Cristiano Ronaldo: Njerëzit mendojnë që jo, por e dua Argjentinën

Cristiano Ronaldo: Njerëzit mendojnë që jo, por e dua Argjentinën







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com