Me Elseid Hysajn në fushën e lojës, Napoli i Gattuso-s nuk ka gabuar në transfertën e Genoa-s, ku fitoi me rezultatin 1-2.
Napolitanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi Dries Mertens u shërbye saktë mbi vijën e 16 metrave nga Lorenzo Insigne dhe gjuajti bukur me të djathtën, duke dërguar sferën në cepin e portës së Perin.
Genoa e nisi me vrull pjesën e dytë dhe arriti të gjejë shumë shpejt golin e barazimit me anë të mbrojtësit Goldaniga, por vetëm kaq, sepse në minutën e 66’ Napoli shënoi sërish me meksikanin Lozano, ndërsa më pas mbrojti mirë rezultatin duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e pestë në renditje me 51 pikë, dy më shumë se Milani dhe Roma, shkruan “A2”.
Ndërkohë, Genoa ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.