Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, ndërsa benzina ka shënuar rritje. Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera. Kurse benzina ka pësuar një rritje të lehtë. Ajo rritet me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/litër.
Ndonëse Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja, në karburante ato janë pasqyruar.
Çmimi i gazit ka rënë në 115 lekë/litri, nga 116 për litër që shitej në ditët e kaluara.











