E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

“Na plasi k…”, kur burri i ish-zv.ministres Voda shante me “libër shtëpie”

Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit ka vendosur “Arrest shtëpie” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një person. Kjo ka ndodhur gjatë 2021 ku SPAK, pas hetimeve të kryera arriti në përfundimin se Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qellim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Por Voda u bë e famshme para dy vitesh për shkak të bashkëshortit, Aurel Voda. Ky i fundit sulmoi mediat dhe deklaroi se nuk i plaste k… për negociatat. Duke komentuar në një shkrim ku flitej për mos-hapjen e negociatave dhe mundësinë e protestave nga opozita, Voda shkruante: “Na plasi k…”. Voda u shkarkua nga posti që mbante si drejtues i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor. Ai më pas kërkoi ndjesë për shpërthimet e tij banale.

Lirimi nga detyra është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale.

Për Manastirliun, reagimi ishte i patolerueshëm dhe ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I patolerueshëm reagimi i dr. Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook, ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.

Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruante Manastirliu dy vite më parë.

Kujtojmë këtu faktin se pasi u shkarkua nga detyra, Aurel Voda ka kërkuar falje publike.

Reagimi i plotë i Vodës:

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...