E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit

Policia ka vënë në pranga juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Arrestimi erdhi pas një hetimi të nisur për një pronë, në zonën e ‘Plepave’ në Durrës.

Mikel Zaho është vënë në pranga, pas një hetimi për një parcelë 2000 metra katrorë në Plepa. Policia ka mësyrë në zyrat e Kadastrës, aty ku ka bërë të mundur arrestimin e tij. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Zaho është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.

Zaho është arrestuar dhe më parë, për dosjen e Kepit të Rodonit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...