Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mutacionet e koronavirusit shkak për kontrollet kufitare Francë-Gjermani

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mutacionet e koronavirusit shkak për kontrollet kufitare Francë-Gjermani

Prej ditësh kjo temë po diskutohej. Në rajonin kufitar të Francës me Gjermaninë, Moselle është përhapur varianti afrikan i koronavirusit (B1351). Sipas të dhënave të kryeministrit francez Jean Castex me këtë variant janë konstatuar 60 përqind e rasteve pozitive në Moselle. Në Gjermani kjo kuotë është, sipas të dhënave zyrtare, vetëm një përqind. Edhe incidenca shtatë ditore (numri i infeksioneve për 100.000 banorë në shtatë ditë) është afërsisht 300, shumë më e lartë se në anën tjetër të kufirit, në Saarland të Gjermanisë që ka një kuotë incidence 73, ndërsa në landin fqinjë, Renani-Palatinata kuota është vetëm 49.

Tani departamenti në zonën Moselle në Francë me rreth një milionë banorë është klasifikuar si zonë e ashtuquajtur me variant të virusit. Nga dita e martë vlejnë si rrjedhojë rregulla të ashpërsuara udhëtimi midis dy vendeve në këtë pikëkalim. Kush do të vijë në Gjermani, duhet të paraqesë një test negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë dhe duhet të regjistrohet online përpara se të kalojë kufirin.

Shoqëritë ajrore si dhe sipërmarrjet e autobusëve nuk lejohen të trasnportojnë pasagjerë nga Moselle për në Gjermani. Nga ky rregull përjashtohen shtetasit gjermanë si dhe të huajt, që jetojnë në Gjermani. Po ashtu edhe qarkullimi i mallrave dhe qarkullimi individual nuk preket nga rregullorja.

Sidoqoftë kontrollet në këtë pikë kufitare do të jenë në formë sondazhi, jo aq të rrepta sa në kurifin me Çekinë dhe rajonin e Tirolit në Austri.

Të shtunën (27.02) ministrat e Jashtëm, ai gjerman Heiko Maas dhe homologu francez Jean-Yves Le Drian dhanë udhëzimet, në mënyrë që të hënën (01.03) ministrat për Europën të të dy vendeve të thërrasin këshllin ndërkufitar për konsultime për zbatimin dhe koordinimin e rregullores së re. Sidoqoftë kufiri gjermano-francez nuk do të bllokohet si në periudhën e mbylljes në pranverën e vitit 2020.

Sekretari për Europën në Francë Clément Beaune tha, se synimi është që pasojat të jenë sa më minimale. Ai shprehu megjithatë keqardhjen për vendimin e qeverisë gjermane, duke u shprehur se ky vendim përmban „masa të vështira”. Ai theksoi gjithashtu, se ka besim, që do të arrihet të ketë një koordinimin në frymën e bashkëpunimit gjermano-francez në mënyrë që të mund të shmanget një situatë si ajo e një viti më parë. Me fillimin e pandemisë më 2020 Gjermania rivendosi kontrollet kufitare, gjë që krijoi pakënaqësi në raportet gjermano-franceze në rajonet kufitare.

Në rajonin Moselle braktualisht ka indinjatë: Presidenti i rajonit Grand Est ku bën pjesë edhe Moselle, Jean Rottner,  tha në median franceze Franceinfo, se kemi pasur në fakt përshtypjen që autoritetet e të dyja vendeve po bashkëpunonin në mënyrë të frytshme. Por tani ky vendim është „brutal” dhe i „njëanshëm”./DW/

Tags: france-gjermanikoronaviruskufirimutacion

TË LIDHURA

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë
Bota

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë

16:58 | 08/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat
Analizë

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

09:13 | 08/01/2026
Next Post
Pas golit të parë, Hysaj synon edhe rinovimin me Napolin

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com