E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të vijojë karrierën te gjigandët e PSG-së.

Sipas  “Corriere del Mezzogiorno”, Leonardo ka nisur bisedimet me menaxherin e shkodranit, Mario Xhiufredi, për të gjetur gjuhën e përbashkët për një transferim të mundshëm.

Vlen të theksohet së marrëdhëniet e shqiptarit me klubin e Napolit, janë ftohur ndjeshëm kohët e fundit, teksa transferimi te PSG-ja shikohet si një shans i arrtë për karrierën e Hysajt.

Alesandro Florenci, është mbrojtësi i djathtë i vetëm i besueshëm te kampionët e Francës, teksa ky i fundit është në huazim nga Roma. PSG duhet të paguajë 9 milionë euro për të blerë kartonin e italianit. Transferimi i Hysajt do të blidonte krahun e djathtë të mbrojtjes.