Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mutacionet e Covid kërkojnë një bashkëpunim emergjent global kundër pandemisë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Mutacionet e Covid kërkojnë një bashkëpunim emergjent global kundër pandemisë

TOPSHOT - Employees work on the production line of CoronaVac, Sinovac Biotech's vaccine against COVID-19 coronavirus at the Butantan biomedical production center, in Sao Paulo, Brazil, on January 14, 2021. - Sao Paulo state is due to begin immunizing its 12 million citizens from January 25. Beijing has already sent 10.7 million Coronavac doses and the supplies needed to make another 40 million doses. The health ministry, though, has yet to divulge when it will launch a nationwide immunization program. (Photo by NELSON ALMEIDA / AFP) (Photo by NELSON ALMEIDA/AFP via Getty Images)

Nga: Jean Pisani-Ferry “Project Syndicate”

Parë nga Evropa, Azia, apo edhe Amerika e Veriut, Manausi, kryeqyteti i shtetit brazilian të Amazonës, është shumë i largët. Por varianti 501Y.V3 i koronavirusit i zbuluar kohët e fundit atje, tashmë është identifikuar si një kërcënim global, pasi shfaqja e tij në një qytet ku 2/3 e popullsisë ishin infektuar që në pranverën e vitit 2020, sugjeron që imuniteti i fituar nuk të mbron nga ai.

Shkencëtarët spekulojnë nëse 501Y.V3, mund të pengojë efektivitetin e disa prej vaksinave ekzistuese. Edhe nëse vaksinat me bazë ARN mund të modifikohen me shpejtësi, rreziku i mungesës së efektivitetit pikërisht tani që ka nisur vaksinimi në masë,është shumë i frikshëm.

Sigurisht, viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës. Ndërsa shumë mutacione janë të padëmshme, ato më të rrezikshme shfaqen rregullisht. Dhe sa më e madhe të jetë popullata e infektuar në çdo kohë të dhënë, aq më i lartë është probabiliteti që të shfaqet një variant i rrezikshëm, ose mundësisht një lloj i ri.

Çdo person është një “laborator” i mundshëm për këto mutacione. Me rreth 600.000 infeksione të reja të koronavirusit të identifikuara çdo ditë, aktualisht ekzistojnë miliona “laboratorë” të tillë në të gjithë botën. Pra është e sigurt që do të ndodhin më shumë mutacione.

Ky kërcënim e përball komunitetin ndërkombëtar me një zgjedhje të vështirë:ose të hartojë dhe zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse globale, ose të mbylli kufijtë dhe t’i lërë vendet që të përballen secili veçmas me koronavirusin. Nuk ka një rrugë të mesme efektive. Kombinimi dominues i “nacionalizmit të vaksinave” dhe i kufijve gjysmë të hapur, është një strategji humbëse. Në një botë të hapur, ku vendet e pasura do të përpiqeshin të mbronin popullatën e tyre, ndërsa ato të varfra nuk do të mundnin, virusi do t’i kapërcente vazhdimisht kufijtë, dhe do të nxirrte jashtë loje edhe politikat shëndetësore më të sofistikuara.

Tashmë, variantet e Covid-19 të Afrikës së Jugut dhe Manaus, janë gjetur edhe në Gjermani.

Në letër, zgjedhja midis veprimit global dhe mbylljes së kufijve, është një veprim i pamend. Popullsia totale e vendeve të kategorizuara si me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta nga Banka Botërore, është rreth 4 miliardë njerëz. Duke supozuar një çmim prej 10 dollarë për 1 dozë vaksine, vaksinimi i 75 për qind të kësaj popullsie do të kushtonte 30 miliardë dollarë, ose vetëm 2 për qind nga humbjet fiskale të shkaktuara deri tani nga kriza e pandemisë në ekonomitë më të përparuara.

Nga një këndvështrim i ngushtë ekonomik, edhe nëse vaksina do ishte 10 herë më e shtrenjtë, investimet nga vendet e pasura për frenimin e pandemisë në vendet e varfra, do të ishin shumë fitimprurëse. Alternativa e mbylljes tërësore të kufijve për të frenuar rritjen e rasteve do të dërgonte një sinjal të tmerrshëm, dhe do të shkatërronte prosperitetin në një shkallë shumë të madhe.

Të vetëdijshme për sfidën, vendet e pasura  mbështesin në fakt një program të këtij lloji, megjithëse në një shkallë shumë më të vogël. Nisma COVAX, e krijuar në prillin e vitit 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Komisioni Evropian, dhe Franca, është menduar të  ndihmojë shtetet pjesëmarrëse për të negociuar me prodhuesit e vaksinave, dhe për t’u dhuruar vendeve të varfra doza të mjaftueshme dhe të lira për të vaksinuar 20 për qind të popullatës së tyre.

Ndonëse kjo është e pamjaftueshme për të kontrolluar përhapjen e virusit, do të ishte një masë mjaft e mirë për të mbrojtur të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe do të përbënte një gur themeli të rëndësishëm për veprimet e mëtejshme kolektive.

Deri në fund të vitit 2020, COVAX kishte grumbulluar 2.4 miliardë dollarë, dhe kishte para-porositur doza të mjaftueshme për të vaksinuar 1 miliard njerëz brenda këtij viti. Por ajo hasi vështirësi për të mbledhur 5 miliardë dollarë të tjerë të nevojshëm për të financuar programin e saj ambicioz.

Nën presidentin Donald Trump, SHBA-ja refuzoi të ofronte mbështetje. Për më tepër, vetë prodhuesit e vaksinave favorizojnë tregjet më fitimprurëse të vendeve të pasura, aty ku qeveritë janë të gatshme të paguajnë një çmim ekstra për të përshpejtuar furnizimin me dozat e vaksinave.

Prandaj nuk është për t’u habitur, pse shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi kohët e fundit se bota ishte “në pragun e një dështimi të madh moral”. Por, krahas dështimit moral, edhe më i rëndë është dështimi i veprimit kolektiv që përfaqëson kjo sjellje.

Interesi vetjak, jo vetëm ndjenja e detyrës, kërkon që vendet e pasura të bëjnë më shumë. Po pse nuk po ndodh kjo?Arsyeja e parë është dritëshkurtësia. Qeveritë nuk po bëjnë sa duhet në vendet e tyre. Në Evropë, investimet mbi kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave janë shumë larg shifrës prej 18 miliardë dollarë që Shtetet e Bashkuara i kanë kushtuar Operacionit “Warp Speed”.

Çuditërisht, 390 miliardë eurot e Bashkimit Evropian në formën e granteve për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të bllokut nga pandemia, nuk përfshinë asnjë fond të përbashkëta për kërkimin e vaksinave.

Arsyeja e dytë është tundimi tradicional për të përfituar falas nga përpjekjet e të tjerëve. Qeveritë e vendeve të pasura, kanë stimuj të fortë për t’i mbrojtur qytetarët e tyre. Por mbështetja ndaj shteteve të varfra është e zbehtë, pasi interesi i secilit lojtar është t’ilërë të tjerë të paguajnë për të mirën e përbashkët.

Për shembull, Trump njoftoi se po e tërhiqte SHBA-në nga OBSH-ja në momentin kur veprimi i përbashkët ishte i nevojshëm urgjentisht. Shtoji kësaj shmangin e përgjegjësive globale nga Kina, dhe rezulton se udhëheqja ndërkombëtare ka munguar në mënyrë dramatike që nga pranvera e kaluar.

Arsyeja e tretë është qeverisja kaotike. Fusha globale e shëndetit është komplekse, dhe karakterizohet nga një mbivendosje institucionale. Për shkak se OBSH konsiderohet gjerësisht si një institucion joefektiv dhe i politizuar, janë zhvilluar nisma të tjera paralele, me donatorë privatë si Fondacioni “Bill & Melinda Gates”, qeveritë dhe agjencitë publike që bashkëpunojnë ad hoc për të zhvilluar një mori iniciativash.

Por harta e financimit e sfidon imagjinatën. Ato nisma ishin pozitive për sa kohë që trajtimi i sfidave në zhvillim kërkonte mobilizim dhe burime të kufizuara. Por pandemia kërkon veprime të një shkalle tërësisht të ndryshme. A mund t`a ndryshojë bota qasjen? Për fat të mirë, administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden, ka njoftuar tashmë synimin e saj për t’u bashkuar me COVAX.

Deri vonë, supozohej se zgjidhja e problemeve në tregtinë ndërkombëtare, dhe angazhimi i ri në veprimet kundër ndryshimeve klimatike, do të ishin përparësitë e tij të para të jashtme. Ngjarjet mund t`a shndërrojnë koordinimin e përpjekjeve pandemike në një test madhor të udhëheqjes globale të Biden. Por nëse angazhimi i SHBA-së është qartazi i nevojshëm, kërkohet një veprim i përbashkët shumë më i gjerë për të parandaluar një katastrofë morale, mjekësore dhe ekonomike.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/manaus-virus-highlights-rich-countries-self-interest-by-jean-pisani-ferry-2021-01

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bashkepunimCOVID-19globalmutacion

TË LIDHURA

Gjykata amerikane bllokon vendimin e Trump: Pa studentët e huaj, Harvardi nuk është Harvard!
Bota

Gjykata amerikane bllokon vendimin e Trump: Pa studentët e huaj, Harvardi nuk është Harvard!

22:24 | 23/05/2025
Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!
Bota

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë
Bota

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025
Next Post
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të ishte shumë i rrezikshëm

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të ishte shumë i rrezikshëm

Miratohet vendimi: 705 vende të lira pune në administratë (Kategoritë)

Miratohet vendimi: 705 vende të lira pune në administratë (Kategoritë)

Një rrëfim i ri i Malit të Zi

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com