Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se do ta shihni me pamje filmi se si e marrin vulën dhe e fshehin fletën komisionerët e PS-së duke e nxjerrë jashtë.
Ai shtroi se këto pamje që do të publikohet nesër sipas tij do të vërtetojnë atë që njihet si “treni bullgar” në zgjedhjet parlametare të 11 majit.
Këlliçi: Do ta shihni me pamje filmi se si e marrin vulën dhe e fshehin fletën komisionerët e PS-së duke e nxjerrë jashtë. Do të shihni se si merret fleta! Në procesin e demontimit kjo ka rolin e vet. E gjithë kjo skemë ka pjesët e tij. Çfarë ka ndodhur në një qendër votimi në 11 maj është pjesë e kësaj skeme dhe nuk i heqim asnjë pikë deklaratave tona.