Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Mustafaj: Basha të dëgjojë zërat kundër e të bindë demokratët

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Për shqiptarët e Malit të Zi është koha tani

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, kreu i PD, Lulzim Basha duhet të ngrejë një strategji afat shkurtër për të shpjeguar se si do të dalë nga kriza.

I ftuar në studion e lajmeve në “ABC”, Mustafaj ka theksuar se Lulzim Basha duhet që të veprojë sa më shpejtë në mënyrë  që të bind së pari demokratët dhe më pas shqiptarët lidhur me detyrën që ka në PD.

“Menaxhimi i kësaj krize i bie opozitës. Dhe Këshilli Kombëtar do të vendoste nëse doduhej të  bëheshin këto lëvizje dhe turi i takimeve. Po them se nëse bëhet jashtë institucionale një agjendë është e pa nevojshme dhe përpjekje kot që bën Lulzim Basha. Ai ende është legjitim por duhet të sillet si një kryetar legjitim. Ai duhet të tregojë se askush më shumë se ai është i interesuar që kjo krizë të përfundojë në favor të opozitës” tha Besnik Mustafaj.

Ndërkohë Besnik Mustafaj është shprehur se zërat që kanë dal kundër tij, duhet të dëgjohen nga vetë Lulzim Basha. “Më i zëshmi aty është Bujar Nishani. Janë zëra që reflektojnë një shqetësim brenda dhe duhen marrë shumë seriozisht, nga Këshilli Kombëtar, vetë kryesia dhe Basha. Nuk e kam thënë se Basha duhet të japë dorëheqjen por po pres dhe vëzhgoj me sa seriozitet po e menaxhon këtë krizë. Dhe sa është në gjendje të na jap shpresë se kjo Drejtësi do veprojë. KAS dh shembull të shëmtuar që hodhi poshtë kërkesën e opozitës. Pamë në fushatë se polici të gënjente në incidentin e Elbasanit. Pamë prokurorin e Elbasanit që gënjeu për politikë, në emër të PS-së. Nuk pamë asnjë strukturë të Drejtësisë që të reagojë ndaj një prokurori të tillë. Drejtori i Policisë është i përdorshëm nga pushteti. Basha duhet të ketë strategji afatshkurtra”, tha Mustafaj.

Ai kërkoi nga Basha të shmangë paqartësitë në deklarata dhe të jetë më i drejtëpërdrejtë për atë që dëshiron të bëjë. “Basha duhet të dëgjojë zërat kritikë e të mos nxisë njerëz për të sharë këto zëra kundër. Janë zëra kundër. Por Nishani është figurë serioze, jo si Kulluri. Për sa kohë nuk ka përfunduar shqyrtimi i fakteve në organet elektorale, zërat kritikë duhet të presin. Basha të jetë iniciator që të ndërtohet agjendë afatshkurtër serioze. Basha duhet të bindë më parë demokratët. Nëse nuk bind demokratët atëherë nuk bind dot as shqiptarët se mund ta çojë në fitore pas 4 vjetësh”,  tha Mustafaj.

Tags: Besnik Mustafajlulzim bashaPD

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
E rëndë në Shkup/ Ekzekutohet me mbi 80 plumba 43-vjeçari shqiptar (Emri)

E rëndë në Shkup/ Ekzekutohet me mbi 80 plumba 43-vjeçari shqiptar (Emri)

Përplasja e re izraelito-palestineze: A jemi në prag të një konflikti të madh?

Përplasja e re izraelito-palestineze: A jemi në prag të një konflikti të madh?

Vrasjet e fundit/ Zheji: Këta që vrasin kanë ndjesinë që kanë fituar zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com