E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Mustafa i përgjigjet ashpër Kurtit: Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes

Pas një video-mesazhi të Albin Kurtit, ku njoftoi se me marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së nuk u arrit, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Mustafa deklaroi se për të, negociatat nuk kanë dështuar. Sipas tij Albin Kurti theu rregullat, ndërsa theksoi se “Vetëvendosje” po tenton të përfitojë më shumë nga çfarë i takon.

LDK kërkon të marrë drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, të Presidentit dhe gjysmën e qeverisë.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, përmes votës të tyre, na kanë dhënë besimin për të ndryshuar gjërat për të mirë. LDK-ja dhe unë, pavarësisht arsyeve të shumta që lidhen me raportet tona me VV-në në të kaluarën, jemi ulur në tryezë dhe kemi negociuar. Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës.

Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord. Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së.

Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shumë, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja. Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mandatin në 6 tetor, për një deputet më shumë se LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, e ka marrë për ta larguar PAN-in e jo për ta sfiduar LDK-në.

Lexo edhe :   Serbia “njeh” pasaportën e Kosovës në aeroporte

LDK-ja dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët e Kosovës më 6 tetor. Natyrisht, jo duke shpërfillur përpjekjet për ta lënë LDK-në fajtore për ambiciet përtej legjitimitetit qytetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Video-mesazhin e sotëm, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, përpara se t’ua drejtonin qytetarëve, është dashur të na i thonë neve të LDK-së, meqë na konsiderojnë partnerë.

Gjithsesi, mesazhin e kemi të qartë edhe ne në LDK, por besoj edhe qytetarët e Kosovës. Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

Lexo edhe :   Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë. Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore.

Vetëvendosja ka filluar ta kuptoj këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet. E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja. Ne jemi gati për negociata.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...