Shtyhet sërish gjyqi në GJKKO për Emiljano Shullazin. Shkak është bërë mungesa e avokatëve.
Gjatë ditës së sotme është bërë zëvendësimi i edhe i gjyqtares Etleva Temo e cila u shkarkua nga Vettingu pak ditë më pak ditë më parë, dhe në vendin e saj u caktua Astrit Kalaja.
Në gjykim së bashku me Shullazin janë edhe 4 të pandehurit e tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja.
5 të pandehurit akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.