Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mundësia (medalja) e artë për diplomaci sportive kah Rusia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Besimi kundër ndryshimit apo vlera elektorale e vaksinave

Nga: Mentor Nazarko

Ndërsa të gjithë politi kanët, njerëzit publikë të rinj e të reja, të Kosovës dhe mbarë botës shqiptare, po shprehin lumturinë dhe atashimin e tyre me sukseset olimpike të xhudisteve kosovare, duket me vend të mendohet edhe në një drejtim tjetër. Është krejt e qartë se suksesi i njohur botërisht i sportistëve kosovarë krijon potencial për diplomaci sportive ndaj vendeve jonjohëse, për shembull Rusisë. Kosova po fiton shumë nëpërmjet medaljeve të arta të sportistëve të saj duke përmirësuar imazhin në arenën ndërkombëtare dhe ky është momenti më i përshtatshëm për t’iu drejtuar vendeve jo njohëse. Imazhi është premisa, së bashku me simbolikën. Pjesa tjetër është diplomaci klasike.

SI MUND TË VEPROHET?

Sportistët kosovarë, të instruktuar nga ekspertë të komunikimit, dhe diplomatë apo në mënyrë krejt spontane, mund t’i drejtohen Rusisë me një thirrje publike, në një media me rëndësi botërore, apo dhe ruse, për të vepruar në këtë drejtim, pasi Rusia është vendi që mund të shkrijë gjithë akujt botërorë diplomatikë që rrethojnë Kosovën. Edhe nëse ky veprim i veçantë do të dështonte, ndërkombëtarizimi i thirrjes, komentet dhe orientimet e ndara në opinionin publik rus dhe atë global, minimalisht do të fusnin në diskutim publik çështjen e Kosovës dhe do të turbullonin pozitat e Serbisë në dialogun përballë Kosovës. Pse sot, pse pikërisht tani, a ka marrëveshje paraprake, etj., etj.- do çmendeshin në paranojën e tyre mediat dhe politikanët serbë?

A është kjo një çudi? Jo, shumë sportistë medalistë po e përdorin fitoren për të lëshuar mesazhe ekstrasportive me natyrë diplomatike, pikërisht duke përfituar nga publiciteti që të krijon një titull botëror. Përdorimi politik i medaljeve nga sportistë të vendeve të tjerë, ky kontekst politizues global i medaljeve, konfirmon atë që Kosova mund të fitojë apo të humbë, një kartë të fuqishme të diplomacisë sportive nëpërmjet suksesit në xhudo.

A KA PRECEDENTË?

Ka një shembull nga vitet ’70, e ashtuquajtura diplomacia e pingpongut mes SHBA e Kinës. Për koincidencë ishte një kampionat botëror po në Japoni, kur një pingpongist amerikan humbi autobusin e shokëve të vet në kampusin stërvitor dhe iu bashkua autobusit të Kinës. U mor vesh me shenja me ta dhe kolegu kinez ftoi kolegun e vet amerikan në Kinë, lajm që bëri bujë sepse kur autobusi mbërriti, në stacion ishin krejt mediat e botës. Atëherë nuk kishte marrëdhënie diplomatike Kina e Maos me SHBA, por me Republikën kineze të vendosur në territorin e Tajvanit. Mao Ce Duni i informuar për rastin nga mediat, e pa, e studioi dhe luajti kartën e sportit si një mundësi për të shkrirë akujt me SHBA-, duke parapërgatitur kështu vizitën e Niksonit, aq shumë të kritikuar nga Enver Hoxha, në egocentrizmin e vet komik. Natyrisht, sporti dhe aq më tepër topi i pingpongut nuk mjaftonte: ka ekzistuar vullneti i përbashkët për të vendosur marrëdhëniet mes SHBA e Kinës që ekzaltuan episodin në fjalë, madje edhe Shqipëria ka rol në futjen e Kinës në OKB, asokohe.

PO PSE RUSIA?

Sepse Rusia është një gur kandari që peshon shumë. Vendimmarrja e saj mund të merret më lehtë, nga një President ekstravagant, por jo vetëm dhe ky veprim do të ndikonte automatikisht skakierën botërore. Vendet e tjera më të vogla kanë pazar tjetër dhe presin përmbylljen e dialogut. Ka një detaj interesant në favor të diplomacisë sportive kah Rusia. Majlinda Kelmendi, që është medalistja e parë e Kosovës, u paraqit si kampione Europe në një kampionat europian në Kazan të Rusisë në 2016. Federata ruse mendonte mos e qaste ekipin kosovar, me pasaportat dhe flamurin, por prej angazhimit të Putin, njëlloj lojtari profesionist i xhudos, ajo hyri e u pranua, dhe Kosova në atë aktivitet falë Kelmendit, trajnerit Toni Kuka, rikonfirmoi medaljen europiane. Kelmendi legjendare pati rastin të mundte trajneren personale të xhudos të Presidentit të Rusisë, Natalia Kuziutina; himni i Kosovës u luajt në një sallë me rusë dhe Putinin mes tyre; flamuri i Kosovës u ngrit aty. Pengesat diplomatike nuk i kapërcejnë dot politikanët e Kosovës, ndaç të luftës, ndaç të paqes, ndaç dhe Albini, megjithëse në zgjedhjet lokale mund të arrijë 60%- le të jemi realistë! Sportistët, ama, mund të tentojnë dhe minimalisht krijojnë opinion posaçërisht te rinia në secilin prej vendeve, për të favorizuar një zgjidhje diplomatike. Sportistët kosovarë, për shembull, mund të kërkonin të vizitonin Rusinë, të bënin tur trajningu me kolegët rusë, sipas parimeve të shkollës kosovare të xhudos etj., dhe pse jo t’i kërkonin njohjen Rusisë. Çdo arritje sportive kundrejt Rusisë do të ishte dhe diplomatike!

Koha është sot: pas një jave, pas një muaji ndoshta nuk është më e njëjta situatë.

Pse Rusia? Rusia qeveriset nga një President autoritar që ka simpati për xhudon. Ai mund të bëjë një hap jo thjesht voluntarist drejt Kosovës, sepse ai është vetë Zot dhe vetë shkop në atë vend të madh. Por dhe se Rusia mund të ketë interes në pranimin e Kosovës si realitet shtetëror që të ekuivalentohet me Krimenë në negociatat diplomatike. Ah, do më thotë dikush i shqetësuar për Krimenë dhe Pandorën: dashke të njihet Krimea? Po citoj ish-sekretarin amerikan të shtetit, Pompeo, në një vizitë në Ukrainë, i pyetur nga shoqëria civile atje, se ç’do të bënte me Krimenë, u përgjigj me realizëm: Rusia nuk e ka zakon t’i kthejë gjërat që merr…

Tags: kosovaMentor Nazarkorusia

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Itali/ Gjobë për ata që nuk kanë Green Pass, ja cilat dënime rrezikohen dhe kur

Itali/ Gjobë për ata që nuk kanë Green Pass, ja cilat dënime rrezikohen dhe kur

Tri vdekje nga përhapja e zjarreve në bregdetin mesdhetar të Turqisë

Tri vdekje nga përhapja e zjarreve në bregdetin mesdhetar të Turqisë

Çfarë nuk kuptohet nga iniciativa Rama-Vuçiç







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)
Aktualitet

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)

by mirseda
13:21 | 18/04/2026
0

Janë zbardhur emrat e anëtareve të grupit të Jetmir Pepajt, të cilët dyshohet se mes viteve 2019-2021,...

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com