Ish-deputeti Flamur Noka dhe analisti Shpëtim Nazarko janë përplasur në studion e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News 24’.
Demokrati Noka tha se Edi Rama ka dy rrugë për të zgjedhur; ose të largohet vetë ose në të kundërt do të largohet nga populli përmes protestave. Nga ana tjetër, Nazarko replikoi ashpër me ish-ministrin e Brendshëm.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Edi Rama ka dy rrugë, ose do të largohet me vullnetin e tij se do të largohet nga popullin.
Mentor Nazarko: Sepse ti mund t’i hysh me tank dhe mund ti bësh m**** kryeministrit në tavolinë si në ‘98.
Flamur Noka: Do t’ia bëjmë. Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Ai do të rrethohet në shtëpi dhe do të paralizohet. Nuk do të ketë asnjë mundësi që të dalë nga bunkeri.