Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të reformohet administrata me “dëgjesa publike”

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A mund të reformohet administrata me “dëgjesa publike”

Me konkluzionet e “Dëgjesave” të qarqeve, të bëra publike me intervale kohore të shkurtra, mandati i dytë i kryeministrit Rama duket se e justifikon krejtësisht atë që ka thënë për sa i përket reformës së administratës. Po a kanë qenë të njohura deri më tani problemet? A janë adresuar si duhet ato, gjatë katër viteve të drejtimit të Ramës?

Me gjithë paragjykimet, të mjafton të shikosh dokumentacionin e Kontrollit të lartë Shtetëror dhe Inspektoratit të lartë të Pasurive për të kuptuar masën e një abuzimi të frikshëm në vend.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shteti ka gjetur 2 miliardë euro abuzime, vetëm në vitet e fundit, që i shtohet vlerësimi nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që po në vitet e fundit ka gjetur shkelje deri në 50 miliardë Lekë, që përkthehet në fshehje parash nga zyrtarë të ndryshëm.

Kryeministri Rama, pas konkluzioneve të “Dëgjesave”, ka precizuar 9 fushat ku do nisin shkarkimet, që shkohet në reformat e strukturave të ujësjellësve, mjekësisë, drejtoritë e arsimit, e deri tek OSHE-ja por edhe shumë prej dikastereve të cilat janë drejtuar deri më tani nga militantët e  PDIU-LSI.

Po a e zgjidhin problemin e vërtetë këto? Si ka të ngjarë që Shqipëria të ketë kaq shumë probleme dhe dikasteret e ekzekutivit, institucionet rregullatorë të përcaktuara nga kushtetuta, pushteti lokal nuk funksionojnë dhe nuk merren vesh?

Është e vërtetë se administrata publike është e lidhur si një strukturë e tërë, e ndaj të gjitha hallkave të saj ka ankesa pa fund, madje me emra konkretë.

Ajo që vërehet dhe u dëgjua në “Dëgjesat” është se emërimet janë të bazuara në ndarjet partiake dhe aspak nga merita; defektet e madhe profesionale të shumë syreshve aty; dhe deri te mosnjohja e kompetencave, me pak fjalë një administratë që më shumë sesa duhet të dijë mirë punën dhe të shërbejë është një administratë që mendon të përfitojë. Dhe, qeveria Rama është e ndërgjegjshme për këtë, ashtu si edhe për të tjetrën: Ndryshimi është i vështirë.

Rezultati është i dukshëm: shteti është krejt i kapur dhe mungon tregu normal i punës, punësimi është gjithnjë e më i vogël, investimet e huaja potenciale mungojnë, kurse abuzimet e shumta kudo rëndojnë mbi konsumatorin e pambrojtur. Në të gjithë këtë parashtrim, një specialist ekonomie mund të përfshijë edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Por a s’kanë vlejtur vallë raportet e auditit të KLSh-së dhe të tjera të ngjashme me to, ku duhet të përmendim edhe raportet e shumë institucioneve të huaja për t’i bërë të qarta shkeljet, para se të arrinin në njohje te Dëgjesat? Me sa duket jo, sepse konkluzionet e KLSH-së dhe raporteve të huaja nuk ndiqen. Ose më thjeshtë përdoren nga opozita kundër pozitës dhe anasjelltas.

Më keq akoma është se kjo administratë ka vite e vite që është në tranzicionin e pafund, e gati me të njëjtën retorikë për reformimin e saj foli edhe qeveria Berisha, kur iu adresua problematikës së saj.

E kështu në këtë perpetuum mobile, në vend të reformimit, kemi përcjellë vende pune në radhët e saj, për të cilin paguhen 2 njerëz njëkohësisht, përpos shumë e shumë problematikave të dukshme, që ky shkrim nuk i përmbledh dot, që shtohet me nëpunës-hiena që nuk u bën tërr syri për të vendosur për tenderë dhe për çështje të tjera, prej të cilave po vuan Shqipëria.

Kjo reformë mbase mund të fillojë sërish, por me sa duket më shumë sesa reformë institucionale të administratës, Shqipëria ka nevojë për një reformë sociale të administratës, ku publiku duhet të bindet se ai që shërben në institucion, nuk është aty për t’u pasuruar, siç ndodh rëndom me shumë nëpunës, por për të shërbyer. Vetëm kështu, një pjesë e zyrtarëve barkmëdhenj dhe shumë-të-pasur, do t’i shpëtojnë anatemës popullore të “Dëgjesave”, që kërkon publikisht kokat e tyre. Ben Andoni/Javanews.  

Tags: administrata publikedegjesat publikeklshlsiPDIUpushteti lokalrama

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
AKU gjobit 384 subjekte në zonat turistike, rezultuan jashtë kushteve higjieno-sanitare

AKU gjobit 384 subjekte në zonat turistike, rezultuan jashtë kushteve higjieno-sanitare

OECD: Shqiptarët shpenzojnë pak për shëndetësinë por jetojnë gjatë

OECD: Shqiptarët shpenzojnë pak për shëndetësinë por jetojnë gjatë

Tragjike, mbytet në Zvërnec një fëmijë 10 vjeç

Tragjike, mbytet në Zvërnec një fëmijë 10 vjeç







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com