Mediat turke kanë bërë të ditura detaje të reja lidhje me Faruk Fatih Ozer, bosin e kriptomonedhave ‘Theodex’, i cili po fshihet në Shqipëri prej disa ditësh.
Sipas Ensonhaber, Ozer u paraqit në sportelin e hotelit Mondial tek ’21 dhjetori’, ku prenotoi për tre netë, por ndejti vetëm dy sepse kuptoi që po ndiqej nga policia.
Ozer u kap nga paniku me përhapjen e shpejtë të lajmit se ai ishte kërkuar në Turqi dhe futjen e Interpol, dhe më pas qëndroi në shtëpinë e shoferit që e mori atë nga aeroporti në ”Pazarin e Ri”.
Por, edhe në këtë zonë ai nuk ndenji për shumë kohë, pasi kërkimet për të po intensifikoheshin, dhe shkoi në zonën e ”Myslym Shyrit”.
Mësohet se aktualisht, Ozer është duke kontaktuar me persona të lidhur me mafian në jug të Shqipërisë me qëllim arratisjen me gomone për në Itali.
Itenerari i tij në Shqipëri:
Direkt pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.
Sipas burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë .
Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, organet e akuzës në Turqi nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim.