Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Muhedini shpërthen ndaj Idrizit: Si mund të bëhesh me Dulen që mohon Çamërinë?

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Muhedini shpërthen ndaj Idrizit: Si mund të bëhesh me Dulen që mohon Çamërinë?

Ish-kreu i PDIU, Tahir Muhedini ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, për shkak se ndodhet në një koalicion me partinë e Vangjel Dules,  PBDNJ.

Mudini shprehet se nuk mund të bëhet koalicion me një njeri që mohon çështjen çame dhe mbron të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Sipas tij, gjithçka që është arritur në këto vite për çamët, po shkatërrohet për 2-3 mandate të sigurta në listën e Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Tahiri do të kandidiojë nën siglën e Partisë Socialiste, dhe renditet i 36-ti në qarkun e Tiranës.

Shkrimi i plotë:

Me ju, për nderin e amanetin!

Gjatë fillimeve të jetës demokratike në fillim të viteve 90-të, një grup njërëzish filluan të angazhoheshin për kauzën,si pjesë e një amaneti,e trashëguar nga të parët tanë, të cilët deri në atë kohë kishin ndërruar jetë, si dhe peng i prindërve të disave prej nesh,të cilët ishin akoma gjallë.Mirë apo keq do e gjykojë historia. Ndër ta, isha dhe unë,në rolin e anëtarit të Shoqatës Çameria,dhe më vonë si një ndër themeluesit,e kryetari i parë i PDI-së.

Përballë disa rrethanave në vitin 2011, në emër të unitetit, vendosa të hapja rrugë për të qënë një parti e vetme, duke dhënë dorëheqjen si Kryetar i PDI-së,një partie parlamentare, e cila u ngrit nga hici, për të kandiduar e vetme nën siglën e saj, sepse në vetëdijen time respekti për njëri tjetrin, kauzen dhe martirët tanë, ka qënë mbi egon personale. Ndryshe nga premtimet e atij viti, sot gjendemi përpara disa fakteve, ku po shkatërrojmë ato pak gjëra të arritura ndër vite , për një ose dy mandate “të sigurta”, sepse pa to, disa prej nesh e kanë të pamundur mbijetesën, dilema e vazhdimit te rrugëtimin tonë që për hirin e së vërtetës nuk ka qënë aspak e lehtë.

Duke kapërcyer heshtjen disavjecare, ku shpresa se gjërat do të ndryshonin, si dhe duke analizuar rrethanat dhe situatën aktuale,vendosa të kandidoj, hap i cili për mua dhe pse i vështirë, duket si stacioni i fundit i shpresës,për të ndërruar kurs dhe për të cliruar atë krijim tonin të uzurpuar nga “kolonia e drejtorëve”,të cilët nuk gëzojnë asnjë cilësi përvecse një diapazon të jashtëzakonshëm për buxhetet dhe tenderat.

Do të shprehem në emrin tuaj, nisur nga qindra mesazhet e ardhura këto ditë, për tju qartësuar panoramën dhe situatën aktuale dhe shkaqet e veprimit tim,për të qënë sa më transparent, ku më mirë se gjithçka në këto kohë na sherben vëtëm e vërteta ndaj njëri tjetrit.

Si njëri prej jush, unë smund të ulem në një tavolinë si i barabartë duke u bërë palë ,me atë të cilin ne çdo frymarrje të tijën mohon egzistencën tonë.Kur 139 deputetë mbajtën një minutë heshtje në kuvend,për martirët tanë të vrarë gjatë genocidit, “Zotria”,qëndronte ulur duke nëpërkëmbur të gjallët po e po, por dhe të vdekurit.

Si njëri prej jush nuk mund të dakortësohem duke harruar të përfaqsojë camët në Vlorë, Fier, Durrës, Patos, Elbasan, Cërrik, Rrogozhinë, Peqin, Delvinë, Sarandë, Sukth, Shijak, Berat, Lushnje, Konispol dhe Tiranë,duke zhbërë me një marëveshje punën e viteve të tëra.

Ashtu si ju nuk përfaqësohem nga celula e drejtorëve të partisë, që të gjithë bashkë e ngritëm dhe të tjerët e trajtojnë si prone,për të arritur të ashtuquajturat “mandate të sigurta”.

Ashtu si ju, ato emra nuk përfaqësojne asnjë qelizë tonën. Veprat dhe abuzimin që i kanë bërë për vite me rradhe emrit dhe kauzes, sepse as në ëndrrën më të mirë se kemi menduar që me policinë ndërtimore , doganat , agjensinë e ushqimeve ,peshoret apo aksizat mund të afroheshim qoftë edhe një hap më teper me kauzën tonë dhe të unifikoheshim për tu bërë të pandarë.

Unë ashtu si ju, nuk vendosa të kandidoj në listën e PS për të përcarë votat tona ,apo vullnetin,apo për ti shërbyer Kryetarit të partisë në llogarinë e tij të numrave, thjeshtë gjeta një dritare të hapur ku një kusht e kisha të panegociushëm, ÇAMËRINË, me vetëdijen se mandatin dhe peshën politike e mar nga ju, jo prej negociatave me kryetarët apo liderët, si dhuratë për ta ngritur kartonin cdo herë që kërkohet në këmbim të ndonjë ISSH ose Inspektoriati Ndërtimor.

Ashtu si ju, mendoj se Orlando Rakipi, Nimet Musai, Tatjana Pirro, Teuta Rama, Marsida Hyseni janë një pjesë e krenarisë së komunitetit tonë çam. Me kontributin e dhënë ndër vite në shoqëri e kudo tjetër, me gatishmërinë për ti qëndruar njerzve pranë, bagazhin intelektual si dhe patriotizmin e ngulitur, i bën faktorë dhe detyron këdo tjëtër të tregojë respekt, dhe në asnjë rrethanë smund të pranojmë përbuzjen, harresën e historisë dhe darkat Vangjeliste, në tryezat e përbashkëta, edhe sikur të gjithë të mirat e kësaj bote të servireshin, disa linja si kalojmë dot.

Unë ashtu si ju gjendëm përballë disa zgjedhjeve të mira, por vetëm një zgjedhjeje të gabuar e të pamoralshme, asaj zgjedhje ku xhelati darkon me viktimën ndodhur në 1944, dhe unë sikurse ju me krenari e vendosmëri i refuzoj.

Me ju, për nderin e amanetin

Sinqerisht Tahir Muhedini.

Tags: i ashperreagimShpetim Idrizitahir muhedini

TË LIDHURA

PD zgjedh drejtuesit e grupit në Parlament,
Politikë

PD zgjedh drejtuesit e grupit në Parlament,

14:47 | 11/09/2025
Qeveria e re Rama 4/ Shkrihet ministria e Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e Bora Muzhaqit
Aktualitet

Qeveria e re Rama 4/ Shkrihet ministria e Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e Bora Muzhaqit

14:32 | 11/09/2025
Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe
Aktualitet

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

14:30 | 11/09/2025
Next Post
Soreca: BE do të ndihmojë SPAK si një element thelbësor në Reformën në Drejtësi

Soreca: BE do të ndihmojë SPAK si një element thelbësor në Reformën në Drejtësi

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Ulet numri i testimeve, 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Turqi: Publikohet harta e Perandorisë Osmane me Shqipërinë dhe Kosovën brenda

Turqi: Publikohet harta e Perandorisë Osmane me Shqipërinë dhe Kosovën brenda

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese
Rajoni

Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

by mirseda
14:50 | 11/09/2025
0

Ambasada gjermane në Sarajevë ka thënë të enjten se deklaratat e ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës,...

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

14:48 | 11/09/2025
PD zgjedh drejtuesit e grupit në Parlament,

PD zgjedh drejtuesit e grupit në Parlament,

14:47 | 11/09/2025
Parlamenti Europian miraton rezolutë historike për krizën humanitare në Gaza

Parlamenti Europian miraton rezolutë historike për krizën humanitare në Gaza

14:44 | 11/09/2025
FSHF organizon “festivalin e futbollit”, Ceferin, Luis Figo dhe Sylvinho luajnë me fëmijët në Durrës

FSHF organizon “festivalin e futbollit”, Ceferin, Luis Figo dhe Sylvinho luajnë me fëmijët në Durrës

14:34 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com