Soreca: BE do të ndihmojë SPAK si një element thelbësor në Reformën në Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, zhvilloi një takim ditën e sotme me kreun e SPAK, Arben Kraja si dhe me shefen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Soreca informoi se në këtë takim është diskutuar rreth asaj që SPAK ka arritur deri më tani, si dhe rreth procesit të rekrutimit për hetuesit e BKH-së

Ndër të tjera, Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesor i reformës në drejtësi.

“Unë u takova sot kreun e SPAK, Arben Krajën si dhe drejtoren e BKH Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin e shpejtë dhe emërimin e hetuesve. Unë gjithashtu ritheksoj se BE-ja qëndron e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.” ,shkruan Soreca në rrjetin social, Twitter.