Turqi: Publikohet harta e Perandorisë Osmane me Shqipërinë dhe Kosovën brenda

Revista satirike turke, Misvakka publikuar një hartë, e cila shkaktoi mjaft reagime në vendet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Harta përfshin si pjesë të Turqisë, ashtu dhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa zgjerohet edhe në lindjen e Mesme me Irakun dhe Sirinë.

”Nëse do të vizatohet një hartë, ne e vizatojmë atë!’’, shkruan Misvak në hartën e publikuar në rrjetin social Twitter, mbi të cilën është vendoset edhe figura e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Ky postim satirizon qasjet ekspansioniste të Turqisë erdoganiste në Ballkan dhe rajon, megjithatë ka krijuar reagime të shumta në shtetet që kanë qenë të pushtuara nga Perandoria Osmane, siç jemi edhe ne.

Betimi Kombëtar Turk ishte një deklaratë me gjashtë pika e miratuar nga parlamenti i fundit Osman në fillim të viteve 1920, duke iu referuar vendimeve të asambleve të nacionalistëve Turq në Erzurum dhe Sebastia.

Betimi vendosi kufijtë e Republikës së ardhshme Turke, në bazë të kufijve të saj të fundit, të mundur në Luftën e Parë Botërore, Perandorinë Osmane, duke përfshirë, ndër të tjera, rajonet e Kerkukut, Selanikut, Alepos dhe Mosulit.