Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Mu ngritën qimet përpjetë”, ambasadori tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen e “KS” kur Rusia nisi sulmin mbi Ukrainë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka rrëfyer për emision “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, momentin e parë kur morën vesh që Rusia filloi sulmin në Ukrainë.

Hoxha tha se në atë moment po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria kishte folur e para, por ajo që është më ironikja është se seanca drejtohej nga Rusia, dhe gjatë gjithë kohës ambasadori rus thoshte se vendi i tij nuk ka në plan të sulmojë.

Ambasadori Hoxha rrëfen gjithashtu se në atë moment i janë ngritur qimet përpjetë, por më pas puna ka vijuar normalisht ku Shqipëria është koordinuar me SHBA-të dhe ka kërkuar sërish fjalën në fund, për të folur mbi atë se çfarë OKB duhet të bëjë pas nisjes së sulmit.

Hoxha: Unë kam qenë i këshillit të Sigurimit, kam qenë duke folur dhe meqenëse kishim atë rolin e pendëmbajtësit që gjithmonë mund të flasim të parët dhe unë kisha folur i pari, kishte folur i dyti që ishte SHBA-të. Në momentin që po fliste i treti nga ekipi im nga mbrapa më thonë lexo një twitt që thoshte se sulmi ka filluar dhe ne jemi si të elektrizuar. Nuk e di nëse më janë ngritur flokët përpjetë apo jo, por kam përshtypjen që një pjesë më janë ngritur, sepse ne ishim përgatitur për skenarë të tillë. Në qoftë se do merrej lajmi që sulmi ka filluar ne do të kërkonim edhe njëherë të bënim ndërhyrje sepse ndërhyrjet tona nuk ishin në fokusin e fillimit. Ne ishim gjithmonë që të mos fillonte, duke paralajmëruar, duke thënë që gjithë qëndrimi ushtarak ka një qëndrim të caktuar, por nuk kishte filluar asgjë. 

Gjëja më interesante ka qenë se përveçse ne u koordinuam menjëherë me amerikanët. Unë nuk kam folur me Tiranën në atë kohë sepse i kisha instruksionet e qarta që nëse do të ndodhte ne do të mbanim këtë qëndrim. Ne do të duhej të përgatisnim edhe njëherë një ndërhyrje  për të marrë fjalën në fund, siç e bëmë. Por gjëja më interesante ka qenë që ai që drejtonte seancën që ishte vetë Rusia, ambasadori rus nuk ishte në dijeni dhe ekipi i tij e lajmëron, ai lë mbledhjen dhe shkon tek salla e presidentit për të marrë vesh, për të folur nuk e di se me kë për tu siguruar dhe kthehet dhe lajmëron që Presidenti i Rusisës ka marrë vendimin për të ndërhyrë në Ukrainë dhe bla bla bla. 

Ishte ndërhyrja më e sikletshme për të, sepse deri atëherë me dhjetëra herë ai pretendonte normalisht siç kanë qenë udhëzimet e tij, që Rusia i ka trupat në territorin e vet, që Rusia ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që Rusia s’ka asnjë synim të sulmojë, dhe ja ku jemi, Rusia kishte synim për të sulmuar Ukrainën. Ka qenë një moment i frikshëm sepse nuk dinim se çfarë do të thoshte operacion special.

Karadaku: Seanca në atë moment drejtohej nga përfaqësuesi i Rusisë dhe ai nuk e dinte që po ndodhte sulmi?

Hoxha: Unë kam biseduar me kolegët e tjerë, unë vetë nuk e kam pyetur ambasadorin rus, por bindja e të tërëve dhe të atyre që pretendojnë se dinë edhe më shumë se sa ne, të gjithë kishin bindjen se ambasadori rus nuk ishte në dijeni të fillimit të sulmit, dhe ai e ka marrë vesh siç e kemi marrë vesh ne në sallë.

Tags: Ambasadori i Shqipërisë në OKBFerit HoxharusiUkrainë

TË LIDHURA

Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026
Aktualitet

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026
Aktualitet

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026
Next Post

Sulmoi edhe ambasadorin britanik si i korruptuar: Ku po shkon Sali Berisha!

Tr*tol banesës së policit në Lezhë

Rama takohet me Scholz në Berlin (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

by mirseda
11:01 | 04/06/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta...

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026

Ngjarja e rëndë në Maliq, Kuvendi nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë

10:32 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com