Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Motrat në sherr për shpenzimet e prindërve (VIDEO)

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Motrat në sherr për shpenzimet e prindërve (VIDEO)

Dy motrat Valbona dhe Eglantina kanë dalë këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shkak për këtë është bërë kujdesi ndaj prindërve të tyre. Nëna e tyre ishte paralizuar në vitin 2015 dhe në Mars të vitit 2021 ndërroi jetë. Për 6 vite për nënën e paralizuar, por edhe për babain u kujdes Valbona ndërsa Eglantina i kishte premtuar se shpenzimet do i ndanin bashkë.

Motrat kanë dalë në këtë seancë ndërmjetësimi me kërkesë të Valbonës e cila pretendon se e motra duhet t’i japë 10 milionë Lekë për shërbimin që ajo u ka bërë prindërve, ndërsa Eglantina thotë se këto para nuk i ka pasi ia ka marrë kunata në mënyrë jo të drejtë dhe ngulmon që paratë do ia kthejë motrës, por kur t’i marrë ato nga kunata e saj. Gjë të cilën Valbona nuk e pranon duke shtuar se kur nëna u vdiq, Eglantina nuk erdhi në varrim, madje ajo ka dërguar vjehrrën e saj që ta shikonte se si e kishte veshur motra nënën, gjë e cila ka qenë shumë e rëndë për të.

Valbona: Zonja Eni! Se çfarë ka ajo me fisin e burrit mua nuk më intereson shumë.

Eni Çobani: Ne bashkë e lamë te varrimi, e dashur! Çfarë ndodhi në momentin e varrimit të mamasë?

Valbona: Në momentin e varrimit, se do e them edhe këtë zonja Eni, e shikon atë zonjën atje? Kur ka ardhur vjehrra e saj te shtëpia, erdhi dhe tha “e kam amanet nga Tina, dale ta shikoj çikë si e ke veshur këtë nënën”.

Eglantina: Po ajo pleqëri ti do i vësh mend…

Eni Çobani: Si e ke veshur?!

Valbona: Po e kisha veshur mirë apo jo, se kishte dërguar lekë kjo moj zonja Eni dhe si e kisha veshur unë nënën kur më vdiq. E kupton ti?!

Eni Çobani: Është shumë e rëndë, që  të çosh vjehrrën tënde për të parë se si ishte veshur mamaja.  Më fal, por një fustan e kishte ajo për të veshur mamanë.

“Me dashuri të madhe të më japë 10 milionë Lekë”, motra “dërgon” faturën e shpenzimeve të nënës

Sherrit midis dy motrave që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” i shtohen shifrat ekzakte të detyrimeve ndaj prindërve. Valbona i thotë Eglantinës se i detyrohet 10 milionë Lekë për shpenzimet që ajo ka bërë ndaj nënës së tyre. Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan është mëse dakord me vlerësimin e saj.

Eni Çobani: Ke bërë ndonjë llogari ti për këtë motrën sot?

Valbona: Zonja Eni, ajo me kënaqësi 10 milionë, me dashuri të madhe të më japë ato 10 milionë. Me kënaqësi të madhe.

Eglantina: Po nuk kam moj motër.

Eni Çobani: Aq vete.

Teksa dy motrat vijojnë të debatojnë, Eni Çobani nis t’i rendisë Eglantinës të gjitha shërbimet që i janë nevojitur nënës së tyre. Eglantina thotë se gjendet në vështirësi sepse është mashtruar nga njerëzit e bashkëshortit.

Eni Çobani: 7 vjet e paralizuar, e kupton ti apo jo? Me një grua që i ka vënë zonja, se unë i këto detaje, me mjekun që i shkonte, me ushqimin, me ndërrimin, me bebelinat, me gjërat… po të lutem tani! Zonjë, të lutem, nuk e di nëse ke jetuar ndonjëherë me mosha të treta, që të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë.

Eglantina: Ti i di shumë mirë vuajtjet e mia! Që mua Alketa Çepele më la pa shtëpi moj motër! Gazmend Çepele më ka lënë pa shtëpi moj motër!

Valbona: Unë dua të miat, ti thua Alketa. Ç’më intereson mua Alketa? Ah, për Alketën paske patur ti?

Eglantina: Kam kërkuar paqe.

Valbona: Për Alketën paske patur t’i blesh shtëpi dhe për nënën tënde s’paske patur për një punëtore dhe një bebelinë? Më fal se po flas, kurse Alketës i paske bërë shtëpi ti ndërsa për nënën tënde s’ke patur të dërgosh?

Eglantina: Po çfarë të bëj moj motër?/

Kanë 2 vite që nuk flasin, motrat në sherr: Më kanë pirë gjakun! Pse ta pinë ty, duhet të ma pish mua?

Valbona, ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” Eglantinën, motrën e saj për detyrimet e pashlyera për përkujdesin e nënës së tyre të ndjerë. Siç shpjegon gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan, dy motrat kanë 2 vite që nuk flasin me njëra-tjetrën pikërisht për këtë arsye.

Valbona ka qenë ajo që është kujdesur për nënën e sëmurë, ndërsa Eglantina nuk e ka ndihmuar financiarisht dhe as nuk ia ka dhënë pjesën e saj të detyrimit pas vdekjes së mamasë. Eglantina aktualisht jeton në Angli dhe thotë se nuk ka mundësi ta ndihmojë.

Valbona: Unë këtë zonjën e kam thirrur, zonja Eni, në 14 Mars 2015, nëna m’u sëmur, i ra paralizë. Erdhi nga Italia, diskutuam me njëra-tjetrën.

Eni Çobani: Se në atë kohë ka qenë në Itali pra.

Valbona: Po, në Itali. Erdhi, diskutuam se nëna donte njeri për ta mbajtur, donte shumë shpenzime, më tha “po, motër, do të përgjigjem, sa duhen të miat, do të përgjigjem”. Ajo nuk është përgjigjur dhe sot që flas këtu.

Eni Çobani: Që në ’15?

Valbona: Që në ’15 e sot që flas këtu, ajo nuk më është përgjigjur.

Eglantina: Po mirë moj motër, unë çfarë mund të bëja? Se s’doja unë të kontribuoja për nënën?

Valbona: Doje ti, por çfarë të them unë? Edhe unë kam familjen time, kam shtëpinë time, kam fëmijët e mi.

Eglantina: Kush është ajo vajzë që nuk do të kontribuojë?

Nëna e vajzave ka qenë 7 vite e paralizuar dhe ka ndërruar jetë prej një viti e gjysmë. Valbona tregon se ishte ajo që e mori nënën e saj nga vendlindja në Roskovec për në Vlorë, në mënyrë që t’i ofronte më shumë kujdes spitalor.

Valbona: Kam dy vjet që nuk flas me motrën vetëm për këtë çështje.

Eglantina: Ti e di shumë mirë moj motër që mua më kanë vjedhur moj motër, më kanë pirë gjakun moj motër!

Valbona: Ç’më duhet mua? Po pse ta pinë ty gjakun, duhet të më pish ti mua gjakun?/

“E kam pikë të dobët”, Eni Çobani flet për babanë e ndjerë: Ai e di që e kam dashur pafund

Nisur nga konflikti i “Shihemi në Gjyq”, ku dy motra ndodhen përballë njëra-tjetrës për shkak të detyrimit për nënën e tyre, Ardit Gjebrea merr shkas për t’i drejtuar një pyetje Eni Çobani. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan e vendos ndërmjetësen në pozitën e dy motrave dhe i bën një pyetje fare të thjeshtë, por që e emocionon fort kolegen e tij të rubrikës.

Ardit Gjebrea: Çfarë do bënit ju zonja Eni për babain po ta kishit sot? Do ta kishit këtë diskutim me vëllain?

Eni Çobani: Jo, kurrë. Asnjëherë. Më prek gjithmonë në një pikë që ti e di që unë e kam pikë të dobët dhe në qoftë se vuaj një gjë në ditët në vazhdim, e vuaj pikërisht se thosha do t’i jepja akoma dhe më shumë dashuri, do kisha më tepër mundësi, do ta shëtisja më shumë se për ta dashur ai e di që e kam dashur pafund. Por nuk e kam këtë mundësi, sot kam vetëm një mundësi që i shkoj atje ku ai është përjetësisht dhe e shikoj shpesh në fakt.

Ardit Gjebrea: Por të paktën reflektoni për nënën.

Eni Çobani: Patjetër. Nëna është dashuria ime e jashtëzakonshme. Mami është gjithmonë atje, është në anën tjetër që na shikon të dyve, edhe është një dashuri dhe unë jam me fat që e kam akoma në jetë dhe e kam një zonjë të vërtetë.

Ndërsa në studio hyn Eglantina, motra e Valbonës, që bën një përshëndetje plot energji, Eni Çobani drejton dy fjalë të sinqerta për Gjebrean.

Eni Çobani: Arditi gjithmonë di të emocionojë. Më emocionoi mua të parën, tani mendoni se ç’do bëhet me juve në vazhdim, si një djalë shembullor i dy prindërve të tij, kështu që një duartrokitje edhe për Arditin sepse s’është ndarë kurrë nga prindërit dhe kjo është vërtet një vlerë. Është një vlerë e jashtëzakonshme, përpos detyrimit, por…

Ardit Gjebrea: Është ajo që thatë ju, që gjithmonë mund të bënim më shumë, vetëm kur nuk i kemi, ndaj reflektoni dhe do reflektojmë edhe nga ajo që do dëgjojmë sot./tvklan.al

Tags: EglantinaEni Çobanishihemi ne gjyqValbona

TË LIDHURA

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut
Aktualitet

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut

09:54 | 10/09/2025
E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

09:17 | 10/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Next Post
Nanon nuk e rrëzuan “Tëvërat”, por zullumqarët rreth tij!

Nanon nuk e rrëzuan “Tëvërat”, por zullumqarët rreth tij!

Efektivët e policisë goditen nga makina që ecte kundravajtje. Kush është shoferi i a*matosur 

Të shtëna me a*më zjarri në Kamzë, policia del me reagimin zyrtar dhe zbardh detajet

Një këmbë e shkurtër me tre gishta, 5-vjeçari kërkon ndihmën e shqiptarëve për një operacion (VIDEO)

Një këmbë e shkurtër me tre gishta, 5-vjeçari kërkon ndihmën e shqiptarëve për një operacion (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse
Bota

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

by mirseda
11:43 | 10/09/2025
0

Rusia ka reaguar për herë të parë për incidentin me dronët në hapësirën ajrore të Polonisë. Përfaqësuesi...

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

11:02 | 10/09/2025
SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

10:59 | 10/09/2025
Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

10:30 | 10/09/2025
Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

10:08 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com