Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat në zonat lindore. Pas mesditës dhe në vijim, pritet mot i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira lokale në zonat malore.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbi Shqipëri dominim të kthjellimeve. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h, nga drejtimi verior, duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje me 2-3 gradë celsius, duke ngjitur maksimumin në 33 gradë celsius.