Kjo e shtunë do të shoqërohet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, pasditja do jetë me vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje.
Edhe pse pasditja do të paraqitet me vranësira, probabiliteti për shira është shumë e pakët.
Nga ana tjetër, e diela mbetet e kthjellët në bregdet. Ndërsa vranësirat kalimtare do të shoqërojnë pjesën tjetër të vendit. Ato do të jenë më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.
Sa u përket temperaturave, ato janë rritur lehtë gjatë mëngjesit. Kjo rritje do të vijojë të jetë e tillë edhe mesditë duke shënuar temperaturën maksimalisht mbi 35°C.
Kjo do të thotë që të bëheni gati për plazh, pasi moti pavarësisht vranësirave premton shumë për një kohë të qëndrueshme.
Pavarësisht luhatjeve, fundjava nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike. Estremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C, ku mëngjesi do të mbetet më i freskët në Juglindje deri në 35 – 36°C dhe maksimumi termik në zonat Perëndimore.