Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Moti i keq në vend/Rama: Institucionet përgjegjëse në krye të detyrës, paralelisht vijon llumi

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Moti i keq në vend/Rama: Institucionet përgjegjëse në krye të detyrës, paralelisht vijon llumi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend, ku më problematike gjendja është në Shkodër. Akuzat e opozitës se pavarësisht reshjeve të shiut, qeveria vijon importin e energjisë, kryeministri Edi Rama i ka quajtur shpifje. Në një reagim të gjatë, kreu i qeverisë thotë se tani situata është përmirësuar.

Ai shprehet se importi ka vijuar deri në datë 19 nëntor, pasi në të kundërtën vendi do të rrezikonte furnizimin me energji. Në një sqarim të gjatë, Rama nuk i ka kursyer edhe kritikat në këtë situatë duke thënë se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 nëntor. Kjo sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 nëntor, dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Reagimi

NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit)

Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.

Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.

E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve ne këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosja me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i zi dhe i bardhë, po akumulohen prej ditësh në liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.

Tags: moti i keqpermbytjerama

TË LIDHURA

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë
Aktualitet

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve
Aktualitet

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025
Next Post
Pas sulmit në Stamboll: Arrestime në Bullgari, b*mbardime në Siri

Pas sulmit në Stamboll: Arrestime në Bullgari, b*mbardime në Siri

Anita Haradinaj zbulon kushtin që i kishte vendosur Vera Grabockës, për të qenë pjesë e “Dance Albania”

Anita Haradinaj zbulon kushtin që i kishte vendosur Vera Grabockës, për të qenë pjesë e “Dance Albania”

Ministrja Krifca me Shtabin e Emergjencës në Shkodër: Hidrovorët në funksion të plotë, vijojmë gatishmërinë

Ministrja Krifca me Shtabin e Emergjencës në Shkodër: Hidrovorët në funksion të plotë, vijojmë gatishmërinë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com