Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur me 30 mijë lekë, 644 persona të cilët nuk e kishin mbajtur maskën, në kuadër të aktit normativ.
Prej tyre, 523 qytetarë dhe 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private dhe në mjetet e transportit publik.
Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Nga data 15 tetor, mbajtja e maskës u bë e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.