Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Moska i “tërheq veshin” Ramës: Nuk i ke punët mirë!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Moska i “tërheq veshin” Ramës: Nuk i ke punët mirë!

Në një shkrim të saj portali serb B92, shkruan se Moska i ka tërhequr dhe një herë vëmendje kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me ambiciet e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Duke cituar shtypin rus, media serbe shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama do të arrijë ambicien  e tij.  

Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka bërë një koment, “në lidhje me deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për parlamentin maqedonas kur u  miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe”, shkruan Tirana Today. 

Kështu Departamenti i Informacionit dhe i Shtypit  në Moskë shkruan: “Ne kemi marrë parasysh një deklaratë të bërë më 14 janar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lidhur me përfshirjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) në pushtet,  në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në betejën për Kosovën kundër Serbisë fqinje, si dhe kontributin vendimtar të PS-së në miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kjo ligj e bën gjuhën shqipe gjuhën e dytë zyrtare të vendit”.

Më tej shkruhet se: “Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e z. Rama që të vazhdojë të promovojë Platformën famëkeqe të Tiranës, të cilën ai e ndihmoi për t’u hartuar. Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte bazat kushtetuese të shtetit maqedonas dhe Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe si pasojë do të provokonte përleshjet e reja etnike në këto zhvillime të reja janë plotësisht në përputhje me ambiciet e përhapura të Shqipërisë së Madhe, të cilat rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit”.

“Ne i japim shumë rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendimet e tilla duhet të merren vetëm në bazë të marrëveshjes midis të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe një konsensusi të gjerë në shoqëri”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Mediat serbe i kanë kushtuar jo pak vëmendje zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Në artikujt e tyre lexohet të shkruhet se ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka ndihmuar në njohjen e gjuhës shqipe atje.

Mediat serbe si dhe autoritet atje gjithnjë e më shumë i janë trembur idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Ata shpesh kanë shkruar se si Shqipëria do të bashkohet me Kosovës, si dhe me trojet e tjera të mbetura jashtë saj. E ndërsa duke iu referuar zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni ata shkruajnë:  “Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste kishte kontribut  të madh në miratimin e Ligjit për Përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë, e bëri gjuhën shqipe, gjuhë e dytë zyrtare në institucionet shtetërore dhe në të gjitha mjediset në të cilat ka më shumë se 20 për qind të komunitetit me shumicë shqiptare.

Duke folur në Forumin Rinor të Socialistëve Shqiptarë, Rama tha se pa Partinë Socialiste, e shikonte miratimin e këtij ligji si të  paimagjinueshëm, raportoi Alsat M. portal”, shkruan B92.

“Kjo parti nuk ka lëvizur nga boshti ndërkombëtar për asnjë moment, që kur u shfaq UÇK dhe kur u zhvillua beteja për Kosovën. Është kjo parti që nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë, asnjë fije nga boshti i interesit kombëtar në të gjitha marrëdhëniet me fqinjët”, tha Rama.   

Duke komentuar miratimin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni Rama u shpreh: “E nëse para pak ditësh në Parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej, deri vetëm pak kohë më parë unë po iu them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenarë, dhe duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni”.  TIRANA TODAY

Tags: KEMirë"MoskanukpunëtRamësterheqveshin

TË LIDHURA

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë
Aktualitet

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

17:31 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
Next Post
VIDEO/Eksplozivi në makinë; Kapet autori, kërkohej edhe për vjedhje

VIDEO/Eksplozivi në makinë; Kapet autori, kërkohej edhe për vjedhje

Vrau bashkëshorten greke, Klodi Lesi ka një kërkesë nga qelia e burgut

Vrau bashkëshorten greke, Klodi Lesi ka një kërkesë nga qelia e burgut

Basha jep alarmin: Rama po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi

Basha jep alarmin: Rama po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë
Aktualitet

“Air Albania” mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

by mirseda
17:31 | 08/12/2025
0

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes...

Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

Trump-Netanyahu takohen më 29 dhjetor për armëpushimin në Gaza dhe çarmatimin e Hamasit

17:26 | 08/12/2025
Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

16:30 | 08/12/2025
Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

16:26 | 08/12/2025
Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

15:11 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com