Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos u mërzit Gone, Revolucioni vazhdon!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mos u mërzit Gone, Revolucioni vazhdon!

Nga: Poli Hoxha

Pak ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, doli në foltoren e parlamentit dhe bëri një denoncim të fortë. Ai tha se qeveria Rama po i sulmon dhe bllokon bizneset me prapavijë politike dhe arsye intimidimi.

E lidhi bllokimin e zyrave të tij nga policia në një kullë të kryeqytetit me denoncimet për korrupsionin qeveritarë që ka bërë në parlament dhe veçanërisht, me dhënien e një prone të çmuar në bregdet familjes së ministres së Jashtme Olta Xhaçka, nën mburojën e “Investitorit Strategjik”.

Më pas në atë seancë u zhvillua një debat i fortë mes tij, drejtueses Ermonela Felaj dhe Taulant Ballës, të cilët e akuzonin se po përdorte parlamentin në konflikt interesi, duke mbrojtur paligjshmërinë e bizneseve të tij.

Dy- tre zëra nga deputetët e Partisë Demokratike lëshuan nga një fjali mbrojtëse, kurse vetë deputeti Shehaj kur e pa veten të vetmuar u skuq gjak, nga rrënjët e flokëve deri te kopsa e parë e këmishës.

Betejën e vazhdoi në faqen e tij në Facebook ku nxori edhe shkresa të kontratës së qirasë së zyrave të tij dhe se policia po vepronte, pa asnjë urdhër prokurorie. Në lojë u fut edhe kryeministri Rama i cili pasi e akuzoi se kryente biznes në një pallat pa leje, e  quajti “Ballist të Foltores”.

Komandanti i Foltores, Sali Berisha, ka folur në parlament disa herë pas kësaj historie, ka bërë çdo ditë konferenca me gazetarët dhe takime të shumta me partinë e të tjera, por për “ballistin” e tij nuk tha asnjë fjalë.

Agron Shehajn ose “Gonen” siç e thërrasin kolegët e vetë në parlament dhe në parti, e lanë vetëm. Vetëm edhe pse ndërhyrja e shtetit të Edi Ramës ndaj bizneseve të tij të paktën deri më tani, nuk ka asnjë vërtetim ligjshmërie.

Edhe pse Edi Rama e politizoi çështjen duke e quajtur “Ballist të Foltores”, asnjë nga “bashkëluftëtarët” e tij të Rithemelimit nuk po i gjendet në krah. Berisha nuk iu përgjigj kryeministrit, ndoshta i pëlqeu etiketimi.

Kur sheh këtë situatë të kujtohet furtuna e vetë Sali Berishës dhe “ballistëve” të tjerë të Foltores, mbi pishinën e jashtëligjshme të biznesmenit dhe manjatit të medieve Irfan Hysenbelliu.

Shumë prej tyre u lëshuan te pishina që po prishej, duke akuzuar regjimin kriminal të Edi Ramë. Mediet e Hysenbelliut dhe ato të Rithemelimit, u mbushën me “Ballistë të Foltores” që mbronin pishinën e cila gati ishte futur brenda në det.

“Fania” siç e thërrasin politikanët e të gjitha krahëve është një biznesmen dhe botues i cili deri në ditën që Rama i dërgoj fadromat, njihej si mik i komisarit të Rilindjes Taulant Ballës. Në mediet e tij edhe sot e kësaj dite, Erion Veliaj, del më shumë se vetë moderatorët e lajmeve dhe të emisioneve. Fania njihet edhe si mik i ngushtë i Ilir Metajt. Ai herë kalon me PD-në, herë me PS-në e LSI-në dhe herë me të gjithë. Kërcet dhe sulmon, vetëm kur i preken ose nuk i mbrohen bizneset.

Mirë bën Fania që e bën këtë se është në biznesin e tij, po Berisha dhe deputetët e tij përse përdorin standard të dyfishtë kur vjen puna për Gonen, “ballistin e tyre” sipas kriminelit Rama?!

Gonia është një figurë interesante e PD-së. U bë deputet në kohën kur partia udhëhiqej nga Luzim Basha dhe në garën për kryetarë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kandidoi që të merrte frenat e partisë. Nuk fitoi përveç të tjerave edhe për faktin se shumicën, (për të mos thënë të gjithë), e “ballistëve” të Foltores me në krye komandantin, atëherë i kishte kundër.

Gonia ka krijuar fillimisht simpati mes demokratëve dhe publikut në përgjithësi, si një figurë që përfaqësonte emigrantin që ka çarë vetë dhe pa i marrë gjë partisë dhe politikës 32 vjeçare. Ai vinte si një biznesmen i suksesshëm, si shtresë e ish-të përndjekurve politikë dhe që në fillimet e tij si deputet u shqua për denoncime të forta si ai i korrupsionit me Unazën.

Gonia ju bashkua herët lëvizjes së Foltores, duke deklaruar se partia duhej çliruar nga kryetarokracia dhe duhej hapur. Thonë që është treguar bujar në financimin e Foltores, që do të sillte më në fund “demokracinë” e vërtetë në PD. Por kur u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të PD-së së Rithemelimit, ai nuk guxoj që të sfidojë Berishën siç bëri me Bashën.

Gonia tha kur ju bashkua betejës së Foltores, se ishte kundër pjesës së PD-së zyrtare për çështje parimore dhe të demokracisë së brendshme. Kurse për Berishën deklaroj se do ti duhej që ta zgjidhte personalisht çështjen e “nongratave”. Gonia thoshte dhe thotë gjithashtu se ishte properëndimor, se SHBA është aleat strategjik i PD-së.

Por ja ku ka kaluar më shumë se një vit dhe Berisha jo vetëm që nuk ka zgjidhur gjë personalisht dhe as institucionalisht, por madje bën sikur e ka harruar Elefantin që Perëndimi i kanë lënë në oborrin e vetë dhe atë të PD-së.

Gonia nuk guxon që ta pyes Berishën se çfarë u bë me gjyqin në Francë dhe si do t`ja bëjmë me damkën që po trashëgon kjo parti, (korrupsion dhe minim të demokracisë), që komandanti ka nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Gonia është edhe nga ata politikanë, që i ka marrëdhëniet e mira me ambasadat perëndimore. Ai ju shkruan shpesh për probleme madhore të korrupsionit të qeverisë Rama. Por ai nuk po guxon që të ankohet për çështjen e intimidimit që po i bën pushteti, duke i bllokuar bizneset. Mos ndoshta ndihet edhe vetë si “Ballist i nongratës”?!

Nuk e di se çfarë do të bëjë Gonia me hallin e tij personal dhe rënien në qafë që po i bën politikisht Rama, por një gjë duket qartë. Foltorja së cilës ju bashkua dhe partia e Rithemelimit, e ka lënë vetëm. Por Gonia prapë është besnik. Ai nuk i braktisi kur bojkotuan ligjin e hapjes së dosjeve, për ata që kanë burgosur shtresën nga vjen.

Pra Foltorja dhe PD e Rithemelimit nuk e mbron, siç bëri dhe bën me Sali Berishën. As Berisha nuk e mbron siç bëri dhe po bën për veten e tij, duke përdorur Foltoren, Rithemelimin dhe sot partinë.

Nuk po e mbrojnë as nga “qeveria e korruptuar dhe kriminale” e Rilindjes. Imagjinoni nëse Gonia do të kishte punë me SHBA dhe gjithë Perëndimin!

Dhe ta mendosh që komandantit të Foltores, Edi Rama deri më tani, (përveç fjalëve dhe batutave), nuk i ka prekur asnjë biznes të afërt me të. Por nuk ka problem. Gonia pasi ka kuptuar që kryetar nuk bëhet dhe se madje as që duhet të guxojë që të kandidojë përballë Berishës, mësoi më në fund se lufta e tij politike dhe denoncimet që bën ndaj “regjimit Rama”, nuk vlejnë as sa pishina e jashtëligjshme e Fanes.

Natyrisht që Gonia nuk është “Ballist i Foltores”, por për Berishën dhe Rithemelimin ai nuk bëhet dot as Fane. Mos u mërzit Gone; Revolucioni vazhdon!

Tags: Agron ShehajPDpoli hoxha

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kjo foto e frikshme tregon si duket një milingonë nga afër

Kjo foto e frikshme tregon si duket një milingonë nga afër

Debate te “Siguria”, opozita kërkon llogari/Rrumbullaku për vd*kjen e Lear Kurtit: Do të jap shpjegime brenda 48 orëve

Debate te "Siguria", opozita kërkon llogari/Rrumbullaku për vd*kjen e Lear Kurtit: Do të jap shpjegime brenda 48 orëve

Hetimet për vd*kjen e 32-vjeçarit/ Salianji: Policët e ngritën sikur të ishte thes

Hetimet për vd*kjen e 32-vjeçarit/ Salianji: Policët e ngritën sikur të ishte thes







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com