Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Mos i shkoni nga pas këngës së Saliut”, Balla-opozitës: Ai është në borderonë e Kremlinit

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mos i shkoni nga pas këngës së Saliut”, Balla-opozitës: Ai është në borderonë e Kremlinit

Kërkesa e PS-së për përshpejtimin e një projektligji për miratimin e një marrëveshje kuadër për Portin e Durrësit, ka krijuar replika mes deputetëve Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj. Balla u shpreh se kërkesa është në raport me rregulloren. Sipas tij, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme dhe i jep mundësinë Shqipërisë, që shumë shpejt ta kthejë Portin e Durrësit në një prej porteve më të rëndësishme.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se do të kthejë qytetin bregdetar një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme në Mesdhe. Ai u bëri thirrje edhe demokratëve që të mos shkojnë pas “këngës” së Sali Berishes. Sipas Ballës, Berisha e kundërshton këtë marrëveshje, pasi është në borderonë e Kremlinit.

“Kërkesa që ka ardhur është tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren. Sa i përket nevojës, mendoj që nëse ju do të ishit dakord, ne të jepnim mundësinë që ta miratonim që sot këtë marrëveshje.

Sepse është një prej atyre momenteve kur Kuvendi çel për Shqipërinë tonë të përbashkët, jo vetëm të këtij krahu i dashur Enkelejd, një moment të ri në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Në hapjen e një epoke të re. Thirrja ime pikë së pari është për deputetët e Durrësit që jo vetëm ta votojmë sot, por ta votojmë edhe në momentin që do të kalojë në seancë sipas projektvendimit.

Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë këtu një kontratë shumë të besueshme, dhe një kontratë e cila i jep mundësinë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike në Mesdhe të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori që ne nuk kemi ekzistuar fare. Shumë shpejt Porti i Durrësit do të kthehet një prej porteve më të rëndësishme të industrisë globale të turizmit dhe natyrshëm shoqëruar me pjesën e akomodimit të jahteve dhe shoqëruar me pjesën e zhvillimit të gjithë asaj që quhet “water front” dhe do ta kthejë Durrësin në një prej atraksioneve në Mesdhe.

Akuzat që keni hedhur deri më tani pa lexuar asnjëherë asnjë element, duhet që t’i tërhiqni të gjitha mbrapsht. Do të kemi kohë dy javë që ta diskutojmë në të gjitha komisionet parlamentare.

Ky është momenti ku ju nuk duhet të vazhdoni t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut. Këtë këngë e ka nisur Saliu, nuk keni lidhje ju fare. Saliu or mik e ka vëmendjen në vend tjetër. Saliu është në borderonë e Kremlinit dhe natyrshëm që Kremlii nuk ka asnjë interes që në Shqipëri të zhvillohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku Kremlini mund të ketë interesat e veta”, u shpreh Balla.

Tags: Berishaporti i DurresitTaulant Balla

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
“O gjel deti i Peqinit, jeni të pafytyrë” Rama shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë

"O gjel deti i Peqinit, jeni të pafytyrë" Rama shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë

“Ponja” e “Portokalli”-së shuan heshtjen: Më vr*në mamanë, askush nuk u ndëshkua

"Ponja" e "Portokalli"-së shuan heshtjen: Më vr*në mamanë, askush nuk u ndëshkua

Gjykata rikthen në burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako

Gjykata rikthen në burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com