Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos e bëj o trim…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mos e bëj o trim…

Nga: Plator Nesturi

Që shqiptarët janë kokëfortë dhe i shkojnë drejt pa llogarit pasojat kjo nuk është diçka e re. Por që me kaq kokëfortësi të veprojnë edhe politikanë që janë prej 30 vitesh karrierë e që duhet të quhen profesionistë, kjo është shumë më alogjike dhe me pasoja. Të tilla pasoja që fatkeqësisht nuk ndikojnë thjesht tek imazhi apo karriera personale sesa tek djegia e etapave për forcat e tyre politike dhe aventurizmi që përcjell tek masa e gjerë e anëtarëve, militantëve dhe mbështetësve. Një paradoks tragjik ky që kulmoi me pasojat e dhimbshme të vitit 1997 por që si model nuk po i ndahet realiteteve politike.

Vendimi kontrovers i Rithemelimit për zhvilluar një protestë në të njëjtën ditë të Samitit në Tiranë ku priten të jenë prezent krerët e shteteve të BE-së, u duk së pari si lajthitje e çastit dhe nga ku do të gjendej një rrugëdalje për të dalë nga qerthulli i figurës së idiotit të çartur.

U mendua se grupi rrotull tij do të bënte aq trysni sa për ti kujtuar Berishës se boll, nuk duhet shkuar më tej. Por Berishës duket se askush nuk guxon t’i thotë gjë, ndaj dhe kokëfortësia vijoi më tutje. Në të kundërt të kësaj, tashmë janë detyruar të përsëritin kasetën në studio televizive se PD nuk ka asgjë kundër Samitit, por thjesht kërkon të ngrejë zërin për korrupionin e qeverisë. Goxha hall. Hall për atë që ka nisur këtë aksion paradoksal dhe hall për idhtarët që po i djegin jorganin partisë për hir të hallexhiut. Këtu nuk kanë vlerë idetë për mikpritjen shqiptare dhe që miku duhet respektuar.

Në fund të fundit kjo ka kuptim në bashkësi shqiptarësh, pasi për një të huaj kjo nuk ka të njëjtin konotacion. Edhe pa këtë arësye shqiptareske, sërish kjo protestë nuk ka sens. Çështja është se organizimet kundër samiteve ndërkombëtare bëhen nga lëvizje populiste, si ambientalistët apo antiglobalistët. Nuk është parë kurrë që një parti politike, aq më tepër një parti tradicionale dhe me peshë parlamentare, të organizojë protesta kundër një Samiti me shtetarët më të lartë rapresentativë të shteteve. Ndaj nëse do të kufizoheshim me kaq, meqë e kanë bërë dyst kaproqen e ti shkojnë ne fund, atëherë në PD të ndajnë mendjen nëse janë populistë apo janë politikanë profesionistë. Se të dyja nuk mund të bëhen dot.

Më shërbim se po i bëhet maxhorancës nga kokëfortësia e një vendimi të nxituar, as mund të imagjinohet. Jo vetëm se do nxijnë më keq imazhin te ndërkombëtarët si një opozitë e shfazuar por dhe pse këtë tam tam tallës të maxhorancës për humbjen e logjikës të së djathtës, do e dëgjojmë për shumë kohë, ashtu siç lozet me ariun me xhinxhir në hundë që kërcen nën ritmin e defit. Dhe sdo kish faj ta bënte. Imagjino se çdo të bënte Berisha vetë nëse këtë lajthitje ta bënte një PS në opozitë. Përshembull nëse do kish marrë koka erë që PS të bënte protestë kundër korrupsionit të Berishës gjatë ditës kur vizitonte Shqipërinë Presidenti i SHBA, Bush. Do të akuzohej direkt për antiamerikanizëm.

E vetmja logjikë pse mund të bëhet një protestë në ditën e Samitit është pse PD-së i janë prerë rrugët nga ndërkombëtarët, nuk ka komunikim me ta, e me këtë rast kjo mund të ish e vetmja rrugë që të dëgjohen. Pra nëpërmjet protestës. Por atëherë krerët e Rithemelimit duhet të pranojnë hapur këtë.

Që PD-së i janë mbyllur rrugët, që faktori ndërkombëtar e ka nxjerrë jashtë liste si lëvizje e kapur nga Non Grata, dhe që ka mbetur një aktor jo relevant politik. Arsyetimet e tjera janë thjesht përralla Katallanësh dhe pa lidhje logjike. Një parti politike dhe në protestat e aksionet politike që bën, kërkon të amplifikohet në elektorat duke i transmetuar qytetarit se është alternativë pushteti. Nëse këtë nuk arrin ta përcjellësh dot tek qytetari vendas që i kërkon votën, një protestë me ndërkombëtarë të nxjerr më gallof dhe zbulon më shumë se sa pa ide operon kjo opozitë.

Kokëfortësia në fakt nuk i ka dalë për hajër askujt. Opozita vetë e di më mirë këtë. Edhe kur i është thënë mos dorëzo mandatet, ka vijuar kokëfortë të kundërtën. Edhe kur i është këshilluar të mos braktisë zgjedhjet, ka përplasur kokën në mur pa hezitim. Më vonë ka kërkuar ndjesë duke pranuar se kish bërë gabim. Nuk do të jetë aspak çudi që më vonë, pasi ta ketë bërë proçkën e rradhës, ta pranojë se vërtet ka vepruar gabim. Por çe do. Këta nuk dinë as të dëgjojnë, as të mbajnë shënim kur u thua: Mos e bëj o trim.

Tags: BerishaPlator Nesturiprotesta

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
PE miraton rezolutën për zgjerimin, rezervat për 6 vendet e Ballkanit të Hapur

PE miraton rezolutën për zgjerimin, rezervat për 6 vendet e Ballkanit të Hapur

Mashtrime me bursa fiktive në një call center, policia zbardh skemën

Mashtrime me bursa fiktive në një call center, policia zbardh skemën

“Është plaçkitja më e turpshme”, Berisha shpërthen me tone të forta në Kuvend

“Është plaçkitja më e turpshme”, Berisha shpërthen me tone të forta në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026




TË FUNDIT

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

by mirseda
20:50 | 17/01/2026
0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë reaguar pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald...

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com